Home KRYESORE Mjeku tregon pajisjen që shpëton pacientët e intubuar, Shqipëria nuk e ka

Mjeku tregon pajisjen që shpëton pacientët e intubuar, Shqipëria nuk e ka

Pacientët në gjendje të rëndë nga Covid-19 në Shqipëri mund të kishin më shumë mundësi të kalonin atë nëse spitali ynë do të dispononte një pajisje të quajtur “Ecmo”.

Shefi i Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti deklaroi në një intervistë në ABC News, se 50% të të sëmurëve që janë në “Ecmo” dhe janë me Covid kanë arritur të mbijetojnë.

Ajo sqaroi se kjo pajisje bën oksigjenimin artificial të gjakut, duke lënë në qetësi mushkëritë,  dhe në këtë mënyrë ndihmon pacientët e intubuar nga Covid-19.

Është një pajisje që ka lindur në kardiokirurgji në botë dhe është një pajisje që në Shqipëri nuk përdoret sepse nuk disponohet, por është  përdoret në ne qendra që bëjnë transplante. Bën oksigjenimin artificial të gjakut, pa e intubuar njeriun duke e lënë mushkërinë në një qetësi absolute dhe është përdorur në rastin e gripit të derrit dhe në raste ekstreme te pacientëve me Covid, sepse mund të shfaqin edhe formën ku mushkëria nuk funksionon sikurse edhe edhe profesor Pushi. Ose mund të shfaqet në një formë tjetër që është insuficencë të të gjitha organeve. Në rastin e dytë ecmo ka pak të ngjarë që të ketë një efekt pozitiv. Ndërsa, në rastin e parë ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv dhe përllogaritet që në 50% të të sëmurëve që janë në Ecmo dhe janë me Covid kanë arritur të mbijetojnë. Përqindje shumë e lartë. Mbase në Shqipëri përqindja mund të jetë më e vogël, për faktin e eksperiecës. Në varësi shkon nga 60-70 mijë euro. Në një emision Arben Gjata na e premtoi se kishte një premtin nga universiteti i Barit për të bërë disa dhurata për aparate të tilla, por më pas nuk e di çfarë u bë.”, deklaroi Edvin Prifti. / Opinion.al

Share: