Home Approccio Italo Albanese Njihuni me arkitektin e Teatrit, Giulio Bertè, drejtuesin e “Planit për Ndërtimin...

Njihuni me arkitektin e Teatrit, Giulio Bertè, drejtuesin e “Planit për Ndërtimin dhe Planifikimin Urban të Shqipërisë”

 Nga Aleks Martin Kapllaj

Arkitekti Giulio Bertè, projektuesi i Teatrit Kombëtar, u bë i njohur për të gjithë shqiptarët dhe jo vetem, atëherë kur Rama, Veliaj, Lleshaj me arrogancën e tyre antikultutore e antihistorike shkatërruan këtë “Monument Kulture”, por Bertè ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shumë projekte të në vendin tonë në vitet 1914-1943, duke qënë edhe drejtuesi i “Planit për Ndërtimin dhe Planifikimin Urban të Shqipërisë”.

Në librin e saj, “Arkitektët italianë në Shqipëri, 1914-1943′, studiuesja për zbulimin e pasurive kulturore, arkitektja Luciana Posca, tregon hollësisht për veprimtarinë e Giulio Bertè që në vitin 1929 deri në vitin 1943, periudhë që ai u vendos familjarisht të jetonte në vendin tonë.

Autorja e librit i kushton Bertè-s një të katërtën e librit duke vënë në dukje veprën e tij shumë më vlerë që ai ndërtoi në Shqipëri. Emri i Bertè, për publikun shqiptarështë i lidhur vetëm me Teatrin, por dora, mendja dhe talenti i këtij arkitekti ka vënë firmën e tij jo vetëm në Tiranë, por në shumë qytete të Shqipërisë, si në Durrës, Korçë, Burrel e më gjerë.


Bertè Jo vetëm ka projektuar dhe realizuar projektet e tij, por ai ka ndjekur e realizuar shumë projekte të arkitektëve të tjerë italian që projektuan Tiranë, siç ishin, Gherardo Bosio, Armando Brasini, Florestano di Fausto e Giuseppe Bellavitis.
<►>

a1
a1
a2
a3
a4
a5
a6
a7
a8
a9
a10
a11
a12
a13
a14
a15
a16
a17
a18
a19
a20


“Janë shumë dizenjime për sistemimin e qendrës me firmën e Bertè, por meritat u atribuohen Florestano di Fausto-s e Giuseppe Bellavitis” – thote Luciana Posca ne librin e saj.

Projekti i ministrisë së Ekonomisë, ka firmën e Giulio Bertè, që daton me 26 prill 1937. Në të njëjtën kohë është për t’i referuar atij projektin e ndërtesës së ministrisë së Bujqësisë dhe pyjeve e dokumentuar në planimetrinë e majit të 1937″– shkruan studiuesja e gjetjes dhe mbrojtjes së kulturës italiane në Shqipëri.

Në gushtin e vitit 1934, Bertè paraqet projektin e zhvillimit të “Tiranës së Re”. “Bulevardi me bordet e gjera të jeshilta, nuk kishte përher rrugë trasversale simetrike, por kështu ishin dy rrugët në shpinë të rreshtit të parë të ndërtesave. Ndërsa shtrati i lumit Lana, impononte rrugët karshi të ndiqnin drejtimin e tij”.

“Me 20 dhjetor të vitit 1931 dhe 12 tetor të 1932, Bertè paraqet dy projekte studimi për “Planin rregullator të Durrësit” që përfshinte zgjerimin dhe bonifikimin e zonës veri-lindje të portit në fazë ndërtimi, nga ku dy rrugë kryesore lidhnin lagjen e re me qendrën historike në lindje…. ndërsa në jug, përveç portit kishte projektuar “Planin rregullues i banjave të Durrësit”, një rrugë e gjërë 40 metra ndante sipërfaqen e gjatë 5 km, në dy sektorë: njëri nga deti e tjetri nga kodra“.

Bertè, projektoi edhe dy stacionet e trenave, atë të Tiranës, (edhe sot i vetmi kryeqytet në botë pa stacion treni), dhe atë të Durrësit, te dy projekte të papërfunduar sepse për arsye të kapitullimit të fashizmit shumë vepra që kishin projektuar arkitektët italianë nuk u realizuan.

Gazetari Carlo Franza, në një artikull të tij për shembjen e Teatrit Kombëtar shkruan kështu: “Arkitekti futurist, Giulio Bertè, (1987-1967) punoi si arkitekt në Shqipëri për rreth 15 vjet. Më 1929 u transferua me familjen e tij në Shqipëri, ku përfaqësoi arkitektin Florestano Di Fausto në vepra të ndryshme.

Në Shqipërinë e mbretit Ahmet Zogu, i cili kishte përfunduar Pakti i parë dhe i dytë i Tiranës me Italinë fashiste, arkitektë dhe inxhinierë italianë realizuan projekte të shumta ndërtimi. Bertè u përfshi në projekte të shumta ndërtimi, më pas ai gjithashtu realizoi shumë projekte të Gherardo Bosio.
Në vitin 1932 ai filloi të planifikonte qytetin e Burrelit, vendlindjen e Zogut, disa prej të cilave janë zbatuar.

Bertè ishte gjithashtu kreu i Zyrës për Ndërtimin dhe Planifikimin Urban të Shqipërisë, zyra kombëtare e urbanistikës. Projektet Bertè në Shqipëri: “Skënderbeu” i Klubit italo-shqiptar “Teatri Kombëtar”, krahu verior në Piazza Skënderbeu; Bashkia e Durrësit, Projekti i qendrës së qytetit dhe ministrive në Sheshin Skënderbej (që nga viti 1929, në emër të Di Fausto; 1935: zonë e gjelbër në qendër të parkut);

Vila mbretërore në Durrës (që nga viti 1929, në emër të Di Fausto), Vila Mbretërore në qendër të Tiranës (1936, variant i projektit të Hans Kohler); Palazzo Reale (1937-1939: projekti nuk u krye pas një plani zhvillimi nga Di Fausto, 1939-1941: varianti i projektit Bosios i realizuar);

Harta e qytetit të Burrelit (1932-1936) Shkolla e mesme “Liceo Turtulli”, Korçë (1936, projekte të ndryshme); Bashkia e Durrësit (1936-1941: me G. Valcovi dhe L. Carmignani); Ministria e Ekonomisë (1937, nuk ka përfunduar); Zyra postare e Durrësit; Muzeu Kombëtar i Tiranës (1938, i pa përfunduar); Majestik Kino, Korçë (1939); disa vila në Tiranë (përfshirë 1935: Villa Nepravishta) Puna e Giulio Bertè, shpesh në hijen e arkitektëve të mëdhenj të kohës së tij, deri më tani nuk është njohur.

Përveç planeve që ai nënshkroi, në arkiva nuk ka pothuajse asnjë gjurmë. Është e sigurt se vepra arkitekturore e Giulio Bertè, e ekzekutuar me një talent të madh, mbetet ende në tërësi një ndërhyrje e madhe e përshkruar nga një karakter i theksuar racionalist, një punë përfaqësuese e arkitekturës italiane në Shqipëri dhe ende është duke pritur për një rvlerësim të duhur”- shkruan Carlo Franza në prezantimin e arkitektit.

Share: