Home Approccio Italo Albanese Njohja e kontributeve të pensioneve, e nevojshme marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë

Njohja e kontributeve të pensioneve, e nevojshme marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë

Nga Gjergji Mima ATSH

TIRANË, 14 Tetor /ATSH/ – Një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e kontributeve të pensioneve është e nevojshme, u shpreh Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë ne Bari, Ardian Haskaj, i cili mori pjesë në një konferencë të organizuar nga FAI CISL, në rolin e drejtuesit të një projekti europian për organizimin e një network-u për migrantët sezonalë.1 nga 2  

Projekti, në të cilin marrin pjesë vende si Greqia, Gjermania, Belgjika dhe Italia, synon te krijojë procedura të njëjta për tërheqjen e punonjësve sezonalë në nivel europian. Gjithashtu projekti synon të krijojë nje koncept të përbashkët të punës sezonale në bujqësi në të gjithë Europën.

Konsulli i Përgjithshëm në fjalën e tij foli për kontributin e diasporës shqiptare në Itali dhe hapat e mëdha që ka bërë komuniteti ynë në këtë drejtim.

Gjithashtu Haskaj vuri theksin në nevojën e një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë pêr njohjen e kontributeve të pensioneve.

/gj.mima/j.p/

Share: