Home KRYESORE Pse po bëhen ndryshimet kushtetuese nga PS?!

Pse po bëhen ndryshimet kushtetuese nga PS?!

Intervistë me Z. Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD

Intervistoi ; Gazetari Zenel Celiku.

Çeliku pyetje: Z.Gjata, tashmë kemi një tabllo, është bërë shumë punëpër miratimin e Kushtetutës së parë postkomuniste, ndërsa në afro 25 vjet(1991-2015) ka pasur tentativa të vazhdueshme për ta ndryshuar atë sipas interesave politike. Kush është komenti juaj?

Gjata përgjigje: Kjo tregon për një shtet të pastabilizuar. Sa kohë nuk ka kushtetutë stabël, aq kohë nuk ka stabilitet shteti. Për 100 vite shtet (qënga Statuti Themeltar i Lushnjes në1920, që është dhe Kushtetuta e parëshqiptare), kemi miratuar 16 kushtetuta dhe ndryshime kushtetuese. NëKushtetutën demokratike të `98-s kemi ndërhyrë pesë herë. E pra, kështu vetëm stabilitet shtetëror nuk ka këtu. Kjo vlen edhe për ndërkombëtarët, që stabilitetin t’a vejnë mbi demokracione. Por, historia na mëson se, pa demokraci dhe shtet ligjor modern, që fillon nga një kushtetutë e qëndrueshme, nuk mund të ketë stabilitet.  

Çeliku pyetje: Z.Gjata, shikojmë se PS në maxhorancë, po ndërhyn

në Kushtetutë, kush është gjykimi dhe vlerësimi juaj për drejtësikushtetuese në Shqipëri?

Gjata përgjigje: Këto ndryshime nuk po bëhen për arsye të nevojave kushtetuese në Shqipëri, por për arsye politike personale të Edi Ramës. Ai e ka parë humbjen e tij të pashmangshme në zgjedhjet e ardhshme dhe po mundohet të pengojë fitoren e opozitës me ndryshime kushtetuese. Gjithashtu këto ndryshime dhe ngjarje të tjera si kjo, apo më të vogla se kjo, bëhen edhe për të tërhequr vëmëndjen e opinionit publik nga keq-menaxhimi i pandemisë, nga ekonomia që po shkon në gropë (17mijëvënde pune të humbura vetëm në dy muaj) nga rendi që është marrë nëdorë nga krimi dhe mafia e drogës e shumë skandale pa fund të qeverisë. 

Çeliku pyetje: Si ekspert në fushën e jurispendences, Çfar mendoni përDrejtësinë
kushtetuese si koncept në zhvillim, ndërkohë që në Shqipëri nuk ka gjykatë Kushtetuese?

Gjata përgjigje: Në demokraci të qeverisësh pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa garantët e kontrollit të demokracisë, është sikur të qeverisësh nëkushtet e një grushti shteti. Në situatën e tanishme në Shqipëri, me mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të lartë ka rënë parimi kushtetues i ndarjes së pushteteve. Sot kemi si pushtet vetëm njëKryeministër që kontrollon parlamentin dhe me anë të tijë po emëron institucionet e reja të drejtësisë në vënd, ndërkohë që pengon formimin e Gjykatës Kushtetuese. Demokracia është në dorën e tijë ( të Ramës), ndërsa për qytetarët demokracia është shumë larg. Pyetja në këtë rast është; Kryeministrin kush e kontrollon??

Çeliku pyetje: Pse pikërisht në një kohë izolimi nga pandemia dhe nga një klimë politike plot konflikte në vënd, PS kërkon ndryshime kushtetuese? Çfar mendoni Ju?

Gjata përgjigje: Duket edhe nga pyetja juaj. Si mund të bëhen ndryshime kushtetuese në kushte pandemie, madje dhe komisioni parlamentar komunikon me telefon? Por halli që e ka zënë kryeministrinnga humbja e pushtetit është kaq i madh, sa e detyron atë që t’i hyjëaventurave të tipit-grusht konstitucional shteti dhe të bëjë ndryshime kushtetuese. Ai ka parë jo vetëm humbjen e pushtetit, por edhe humbjen e privilegjeve dhe pasurive të siguruara në mënyra abuzive, ndaj dhe ka humbur arsyen.  

Çeliku pyetje:Z. Gjata, a mendoni se vërtetë është nevojë e  zhvillimeve politiko-juridike-shoqerore  për amendime në Kushtetutë?

Gjata përgjigje: Kjo Kushtetutë që kemi sot është ndryshuar 5 herë dhe ka humbur ekuilibrin dhe lidhjen organike mes institucioneve kushtetuese që ndërtojnë shtetin. Mendoj se ka dalë jashtë loje si Kushtetutë dhe nuk garanton stabilitetin e shtetit. Ndaj ka ardhur koha për një reformë tëthellë dhe totale kushtetuese, ku të spikasë parlamenti me dy dhoma(senat). Një Kushtetutë që të mos i lejojë aktorët politikë në kohra ta ndryshojnë atë sa herë ju duhet për pushtetin e tyre. Pra të pengojë atë qëpo ndodh sot. 

Çeliku pyetje: Z.Gjata, ka zëra se politika me konsensus duhet të bëjë

ndryshime në Kushtetutë, në kuadrin e proÇeseve të integrimit të Shqipërisë në BE, Çfar mendon PD?

Gjata përgjigje: Ju a citova dhe më lart. Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta në këto kushte që jemi sot. Nga një parlament që nuk plotëson numrin kushtetues të deputetëve. Kushtetuta kërkon konsensusin e tëgjithë përfaqësuesve e madje edhe referendum. Por, mbi të gjtha kërkon një debat të thelluar dhe profesional me ekspertë vëndas dhe ndërkombëtarë. Vetëm kështu mund të arrijë të plotësojë kriteret për njohje nga BE si Kushtetutë demokratike.

Çeliku pyetje:  E fundit, Z. Gjata, shpesh është thënë se Kushtetuta e 1998-s

nuk arriti të garantoje stabilitetin politik në vend, nuk mbajti dot peshën që të konsolidoi  marrëdhëniet mes institucioneve, ju lutem kush eshte komenti juaj si ekspert dhe jo si politikan?

Gjata përgjigje: Kushtetuta e `98 u bë pa konsensus, pak a shumë si tani, në kushte lufte. Si e tillë, solli e vazhdon të sjellë të gjitha këto pasoja qëpo kalojmë. Ajo nuk arriti që të garantonte sigurinë dhe paprekshmërinënga interesat politke të momentit. Ndaj dhe vazhdoj të insistoj në nevojën e një kompromisi të madh historik për miratimin e një Kushtetute të Re.

Intervistoi

Zenel Celiku

TIR-FAX News Agency

Share: