Home KRYESORE SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Emiljano Shullazit

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Emiljano Shullazit

Prokuroria e Posaçme e SPAK i ka dërguar gjykatës dosjen ku kërkon sekuestron e disa prej pasurive të Emiljano Shullazit.

Konkretisht disa nga pasuritë që kërkohen të sekuestrohen janë 749.6 m2 truall në ish hotel Vollga në Durrës si dhe 1129.39 m2 ndërtesë në të njëjtin vend. Po ashtu SPAK kërkon të sekuestrohet edhe mjeti në pronësi të Shullazit një mercedes benz model AMG 65. Këto pasuri kërkohen të sekuestrohen deri në justifikim e burimit të krijimit.

Emiljano Shullazi ka marrë formuarin e vetë deklarimit të burimit të pasurisë nga OFL më 11 shkurt. Avokati i tij, Vladimir Meçe, në atë periudhë tha se  pasuria e Shullazit ka kaluar në sitën e ligjit antimafia dhe nga ky hetim sipas tij, ai nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme.

Aktualisht, Emiljano Shullazi është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku ka apeluar vendimin e ish-Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila e dënoi në nëntor të vitit 2018 me 14 vite burg për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”. /Opinion.al

Share: