Home Gjeo-Ekonomia Tabaku: Çdo shqiptar paguan 4492 euro borxh nga xhepi i tij

Tabaku: Çdo shqiptar paguan 4492 euro borxh nga xhepi i tij

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar të dhënat mbi borxhin publik.

Sipas saj kemi një rritje mbi 30% të borxhit që nga viti 2013. Kjo do të thotë sipas Tabakur se çdo shqiptar paguan rreth 4500 euro nga xhepi për ato që ajo i quan fasadat e qeverisë.

“Borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4492 euro/frymë. Me një borxh që është rritur me 1800 Euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur morri pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP.

Në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike, Rama vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të. Iu dha shqiptarëve më pak parà se sa kishte premtuar, i gënjeu duke u justifikuar se nuk kishte fonde, e vërteta qe ndryshe. Një shqiptar që paguante 2379 euro 7 vjet më parë nga sot do të paguajë 4492 euro borxh.

Ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët, për të punësuarit dhe të rinjtë. Shqipëria meriton më shumë dhe shqiptarët do të mbërrijnë të fitojnë lirinë nga kjo oligarki që sot i qeveris.”, shkruan Tabaku. /Opinion.al

Share: