Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar një video me pamjet e eksodit historik të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist.
Përmes kësaj videoje, Rama ka kujtuar 30 vjetorin e hapjes së ambasadave, ku shqiptarët kërkonin liri dhe hapën dyert e përfaqësive diplomatike në Tiranë.
Në postimin e tij, kryeministri shkruan se duke kujtuar ngjarjen e para 30 viteve, duhet të kuptojmë çmimin e lirisë.
Postimi
MIRËMËNGJES 😊
30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë.