Home KRYESORE Video/ Eksodi i shqiptarëve, Rama: Kohë për të kuptuar çmimin e lirisë

Video/ Eksodi i shqiptarëve, Rama: Kohë për të kuptuar çmimin e lirisë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar një video me pamjet e eksodit historik të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist.

Përmes kësaj videoje, Rama ka kujtuar 30 vjetorin e hapjes së ambasadave, ku shqiptarët kërkonin liri dhe hapën dyert e përfaqësive diplomatike në Tiranë.

Në postimin e tij, kryeministri  shkruan se duke kujtuar ngjarjen e para 30 viteve, duhet të kuptojmë çmimin e lirisë.

Postimi

MIRËMËNGJES 😊

30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë.

Share: