Home Gjeo-Ekonomia “Anija turke ‘Oruç Reis’, luftë nervash me ushtrinë greke”

“Anija turke ‘Oruç Reis’, luftë nervash me ushtrinë greke”

“Një tjetër natë vigjilence dhe tensioni mes forcave të armatosura greke, me anijen turke “Oruç Reis” dhe luftëanijet që e shoqërojnë për të dytën ditë rresht. Edhe pse anija turke duket se ka ndryshuar kursin për disa orë, ende nuk është konfirmuar nëse ata janë duke skanuar fundin e detit”.

Kështu shkruan Cnn grek mëngjesin e së mërkuës, referuar tensionit në rritje mes dy vendeve, pas vendimit të Turqisë për të vijuar kërkimet në det për naftë dhe hidrokaorbure me anijen “Oruç Reis”.

Cnn grek ngre tre skenarë të pakonfirmuar mbi arsyet e ndërrimit të kursit nga anija turke.

  • Fillimi i investigimit dhe mbledhja e të dhënave nga fundi i detit përmes skanimit
  • Përfshirja e forcave të aramtosura greke në një lojë nervash
  • Kthimi në Antalya

Athina ka kërkuar ndërkohë ndihmën e autoriteteve diplomatike. Pas një takimi me Kryeministrin e vendit, Ministri i jJashtëm grek  Nikos Dendias kërkoi dje bashkëpunimin e Këshillit të Europës për të biseduar mb çështjen. Per këtë arsye ai ka zhvilluar një takim edhe me Ambasadorin Amerikan në Athinë.

Ndërkohë nga ana e Turqisë deri në këto momente nuk ka shenja tërheqjeje.

“Marina turke shoqëron dhe mbështet anijen “Oruç Reis” dhe janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë në zonën detare, të siguruara nga ligji ndërkombëtar. Turqia ka vendosmërinë, dëshirën dhe vullnetin të mbrojë interesat e saj në zonën blu, duke përfshirë dhe Qipron”, deklaroi një ditë më parë Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Ndërkohë, gazeta turke Sabah flet për një komunikim të presidentit Recep Tayyip Erdogan me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Gazeta bën me dije se gjatë bisedës me kancelaren do të flitet edhe për një takim për Mesdheun, me qëllim gjetjen e një formula qe i kënaq të gjithë./Opinion.al

Share: