Nga Zef Preçi
U bene disa jave qe ne tregun shqiptar eshte ofruar edhe nga operatoret private kryerja e nje numri testesh per COVID-19. Mirepo liberalizimi i ketij sherbimi qe qysh nga fillimi i pandemise ofrohej vetem nga Instituti I Shendetit Publik duket se ka sjelle ne vemendjen e opinionit publik edhe dobesite e njohura te sistemit tone qeverises ne teresi dhe te atij shendetsor ne vecanti.
Se pari, askush nuk mund te thote se cilat jane standardet e testeve qe ofrohen, per cfare qellimesh mund te perdoren, cfare shkalle sigurie ofrojne ato. Ashtu si ne liberalizimin e tregjeve te tjera, eshte pergjegjesi e qeverise dhe rregullatorit perkates qe te vendosin standarde edhe ne kete fushe, qe keto standarde te jene te njohura per ofruesit e ketij sherbimi dhe mbi te gjitha per qytetaret/konsumatoret bleres te tij. Natyrisht qe harmonizimi i ketyre interesave eshte pergjegjesi e drejtperdrejte e qeverise. Per sa kohe qe qeveria i licensoi operatoret ekonomike private per teste te tilla, perse nuk behen publike prej saj standardet ne fjale te ketyre testeve?
Se dyti, ne analogji me rregullimin financiar tè medikamenteve mjekesore te te cilat rregullatori perkates (qeveria nepermjet entit perkates) lejon nje norme te caktuar fitimi dhe brenda kesaj norme ofruesit e ketyre medikamenteve mund te konkurrojne vetem duke e ulur fitimin e tyre, duhej rregulluar edhe cmimi stratosferik i testeve te COVID-19. Me konkretisht, ne kushtet e situates kur tregu i Shendetit nuk funksionon por gjithcka mbulohet nga xhepat e popullsise, liberalizimi i ofrimit te ketyre testeve nga operatoret ekonomike private tingellon si favor korruptiv qe mundeson fitime monopol duke zhvatur konsumatorin, kuptohet ne ndihmen e qeverise. Ne rrjetet sociale qarkullojne dokumente te zhdoganimit te testeve te tilla qe futen me vetem 2 USD/cope dhe bleresit e ketij sherbimi I marrin ato disa dhjetra ne mos qindra here ne shtrenjte. Fakti qe jetojme ne nje ekonomi tregu nuk duhet te na beje xheloz nese operatore te ndryshem ekonomike sigurojne fitime te mira per kapitalin qe avancojne. Por nese fitimet apo superfitimet nuk vijne nga loja e lire e tregut apo me keq akoma ato sigurohen duke ndeshkuar konsumatorin/qytetarin per shkak te rregullimit te keq te tregut nga qeveria apo nepermjet bashkepunimit te kesaj te fundit me ofruesit e sherbimit, kjo nuk duhet lejuar kurrsesi. Me konkretisht, eshte ne rolin rregullator te qeverise qe edhe pse ky sherbim liberalizohet, te garantoje standardet kundrejt nje pershkrimi te njohur e pranuar boterisht, te percaktoje cmim tavan per testet ne fjale. Kjo do te thote se operatoret ekonomike mund dhe duhet te sigurojne fitim te arsyeshem dhe per teste te njejte mund te zgjerojne “kientelen” vetem duke ulur normen e fitimit per njesi (cope) te testit. Situata e sotme eshte tejet abuzive dhe tejet komprometuese per vete qeverine…
Se treti, eshte pozitive qe vendet fqinje te njohin testet e certfikuara nga laboratore te licensuar nga shteti shqiptar. Kjo sepse ndoshta ky eshte mekanizmi i vetem qe zvogelon sadopak informalitetin galopant qe sundon ne kete treg, dmth pervec superfitimeve, po kryhet edhe evazion fiskal ne shkalle te larte. Nese qeveria nuk do te ishte ne sherbim te oligarkeve dhe te bizneseve kliente te saj, fare thjesht do te rimbursonte pjeserisht kryerjen e testit, duke i detyruar operatoret ekonomike private te dokumentojne rregullisht pagesat perkatese, ndersa qytetareve te siguruar do t’jua mbulonte plotesisht kete sherbim. Kjo do te rregullonte edhe problemin e qytetareve shqiptare qe punojne dhe jetojne jashte vendit, te cilet jane te penalizuar padrejtesisht nga keto teste. Nje rruge tjeter do te ishte perfshirja e kompanive te sigurimeve te cilat jane ne gare per perdorimin e qeverise si mjet per shtimin e fitimeve te tyre nepermjet zgjerimit te games se sherbimeve te sigurimeve te detyrueshme dhe nuk bejne asgje per sigurimet vullnetare apo per promovimin e sherbimeve te reja mbi baza konkurruese, sic mund te ishin edhe testet ne fjale.
Ne shtyp eshte shkruar se nje situate e ngjashme eshte edhe ne Kosove, ku jane licenzuar ne shume se 30 laboratore testesh ne fjale, ndersa qytetaret jane te paqarte rreth tyre…
Rregullimet ligjore dhe fiskale si me siper dhe te tjera si keto mendoj se jane nevoje e ngutshume per te rivendosur ekuilibret e prishura ne kete treg, por edhe per te mbrojtur qytetaret shqiptare nga varferimi i metejshem i tyre, edhe kesaj radhe me ndihmen e qeverise…