Kjo dramë që po shofim në kufirin me Greqinë, është
DRAMË SHEKULLORE E POPULLIT SHQIPTAR.
Një popull, që nuk ka mundur kurrë, për shekuj, të vetëorganizohet me dinjitet dhe inteligjencë dhe të bëjë një SHTET, që të sigurojë nevojat bazike të shqiptarëve.
Sot nuk ka absolutisht asnjë faj shteti grek. Bile shteti grek është treguar shumë më tolerant, se shtetet e tjera të BE-së.
Fajin e kanë vetëm shqiptarët, që as nuk bëjnë dot shtet, por as nuk arrijnë të punojnë dhe të gëzojnë këtë tokë të begatë, që nuk e meritojnë.
Shqiptarët kanë ende mentalitet skllevërish dhe jeniçerësh. Më mirë punojnë tokën e grekut, se tokën e tyre, që është më pjellore.
Këtij populli i është vrarë shpirti dhe mëndja.
Në shekuj ka ofruar skllevër për të gjitha perandoritë e kohës dhe fqinjët.
Me mijëra hektarë tokë në Myzeqe, Kavajë, Durrës, Kurbin janë të papunuara dhe djerr, që kanë nga 2 metra humus.
Këtë lloj toke Greqia nuk e ka.
Sipas studimeve, 1 hektar tokë e Myzeqesë jep rendiment sa 100 hektarë tokë në Vojvodinë.
Pa llogaritur naftën e gazin që ka poshtë, që ka dekada që vidhet nga politika.
Pa llogarit bregdetin, me potencial ekonomik mbi 100 miliardë euro në vit, që nuk dimë ta shfrytëzojmë!
Marrë nga faqja në Facebook e Geri Selenica