Home Approccio Italo Albanese Italia teston vaksinën e saj tek vullnetari i parë

Italia teston vaksinën e saj tek vullnetari i parë

Ka nisur testimi tek njeriu i vaksinës anticovid ‘made in Italy’, në Romë. Ishte ora 8.30 kur vullnetarja e parë (nje grua )ka marr dozën e vaksinës. Vaksina do të eksperimentohet nga instituti “Spallanzani” dhe është krejtësisht italiane.

“Vullnetarja e parë që ka marr dozën do të qëndrojë nën observacion për 4 orë dhe më pas do të kthehet në shtëpi ku do të jetë e monitoruar për 12 javë”, ka treguar drejtori shëndetësor i institutit, Francesco Vaia. Ai tha se të mërkurën do të procedohet me 2 vullnetarë të tjerë e kështu me radhë për 24 javë.

Testimet do të kryhen në një grup vullnetarësh të moshës 18 – 55 vjeç si dhe disa persona të moshës 65 vjeç e lart. Çdo grup do të jetë i ndarë në nëngrupe prej 15 personash të cilëve do t’u injektohen doza të ndryshme të preparatit.

“Më pas nëse gjithçka do të shkojë mirë do të kemi fazën e dytë dhe të tretë që ndoshta do t’i kryejmë në një vend të Amerikës Latine, ku virusi ëhstënë rritje”, tha ai./Opinion.al

Share: