Home Gjeo-Ekonomia Konflikti me Greqinë në Mesdhe, Erdogan paralajmëron çmim të lartë

Konflikti me Greqinë në Mesdhe, Erdogan paralajmëron çmim të lartë

Presidenti Tayyip Erdogan tha të enjten se nëse ndaj anijes turke që po kërkon në ujërat e Mesdheut për naftë dhe gaz, do të ndërmerret ndonjë sulm, një çmim i lartë do të paguhet. Kështu bën me dije Reuters, duke cituar presidentin lidhur me këtë deklaratë.

“E kemi thënë, nëse do të sulmoni anijen “Oruc Reis” do të paguani një çmim të lartë dhe ata e morën përgjigjen sot”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara pa dhënë detaje.

Anija turke “Oruc Reis”, shoqëruar nga luftëanijet, ka nisur të hënën kërkimet në Mesdhe për naftë dhe gaz dhe sikurse autoritetet turke kanë thënë do të jetë aty deri më 23 gusht për të bërë skanimin e detit.

Ky veprim ka ngjallur reagimin e Greqisë, që prej ditësh ka vënë në alarm ushtrinë, duke ndjekur çdo lëvizje të “Oruc Reis”. Ndërsa autoritetet greke kanë kërkuar ndihmën e Brukselit dhe SHBA-së për zgjidhjen e këtij problemi me diplomaci, autoritetet turke janë shprehur se do të ushtrojnë çcdo të drejtë që u lejohet mbi ujërat territoriale nga ligjet ndërkombëtare./Opinion.al

Share: