Nga Albana Hodaj
Në një kohë kur gjithë bota u gjend e papërgatitur përballë njëarmiku absurd si Covid-19-a, edhe Shkolla, si institucioni themelor i shtetit dhe shoqërisë, mbylli dyert muaj me radhë, duke kërkuar rrugë të tjera komunikimi të dijes, në kushte izolimi dhe pabarazie.E zënë në kurth bota gjeti rrugë shpëtimi kyҁjen në shtëpi, daljen graduale dhe krijimin e një sjelljeje të re individuale që kushtëzon vazhdimësinë, pa garantuar sigurinë e jetës.
Ranë e u tronditën edhe sistemet shëndetësore më të fuqishme në botë, shkenca globale e aftë të dërgojë turistë në Hënë, e paaftë të frenojë në kohë përhapjen e një armiku që s’shihet askund, a thua ky insekt fluturues qenka krijimi më i lartë e më i përkryer nga ҁdo mendje e ditur njerëzore që dhe Njeriun, ka arritur ta krijojë nga e para.E megjithatë, një të vërtetë ky virus nuk e mundi dot: që mësuesit janë pasuria më e vyer që kombet kanë dhe nëse kyҁim dijen, kjo botë me siguri ose do tëҁmendet, ose do të jetojë e verbër, duke u lutur për një vdekje shumë më fatkeqe se ajo nga virusi.
Mësuesit në këto kohë pandemie dëshmuan se janëdomosdoshmëri e këtij realiteti global, që për fat të keq ia ka zbehur fuqinë dhe vlerat pushtetit që ai ka si përhapës i dritës, i jetës.Ai me misionin e tij ashtu sikur Dielli, depërtoi nëpër ҁdo derë teknologjie me mundësitë dhe pamundësitë e veta, për tëzgjuar shpirtra të mbyllur e të ҁorientuar, më shumë për tëkomunikuar e motivuar, sesa për të matur apo vlerësuar dijet.
A e kishte mundësinë e këtij komunikimi ҁdo mësues? A e kishte një mjet elektronik për t’iu përgjigjur këtij komunikimi ҁdo nxënës? A e kishte ҁdo prind mundësinë për t’iu bashkuar punës me mësuesit pas ekranit? A ishin rezultatet e këtij viti tëvështirë sukses në arrritjet profesionale të tyre? A u lodhën? A ishte koha online kosto financiare, emocionale, psikologjike e fizike për ta? A u mbetej kohë për betejën e tyre familjare tëpërditshmërisë? A merrnin pas kënaqësinë e profesionit me nxënësit që po të mbyllur në shtëpi, si kurrë ndonjëherë, po ‘’shijonin’’ pushimet më të gjata shkollore, me orë të tëra peng të teknologjisë?
Të gjitha përgjigjet e pyetjeve si u ndjenë mësuesit gjatëpandemisë, janë argumentet se pse shoqëritë duhet të reflektojnëndaj kësaj pasurie, së cilës nuk i mjaftojnë vetëm fjalët. Ashtu sikundër dhe sistemet shëndetësore në botë ranë në kolaps dhe filluan të fuqizohen me mbështetje financiare dhe riorganizim buxhetesh, diktuar nga nevojat që krijoi pandemia, ashtu dhe sistemi arsimor ka nevojë të fuqizojë institucionin e Mësuesit, me liri profesionale, me largim nga skematizmat dhe burokracitëformale, shpërblimeve motivuese, edhe pse nuk garantojnëcilësinë domosdoshmërisht, me sigurimin e mjeteve didaktike e shëndetësore si dhe me stabilitetin e vendit të punës.
E këto jo si arsye për t’u ankuar, por janë sfida për t’u përballuar në kushtet kur pandemia do të diktojë rritjen e ngarkesës mësimore, nevojën për maska e dezinfektues dhe kushte më tëmira higjeno-sanitare nëpër shkolla.Investimet e bëra në këto vite në godinat arsimore, ofrojnë siguri e garanci të plota për stafet mësimore e nxënësit si në shumë shkolla e kopshte tëvendit, por do të ishte utopike të mendoje se s’ka më asgjë për tëfolur e se të gjitha janë bërë, pa harruar dhe godinat e rrënuara nga tërmeti.
Pandemia erdhi si një barrë e madhe financiare si për familjet, individët, bizneset, por edhe për shtetin, i cili ende po vijon ringritjen e zonave të rrënuara nga tërmeti, ku lideri qeverisësEdi Rama, si kryeministër, por dhe si një shtetar fjalëmbajtës, tregoi e po tregon përgjegjshmëri e kurajo në përballjen me pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore, pa u shmangur e pa harruar asnjë të prekur, në sfidë me nevojat dhe pamundësitë.
Ndërkohë pandemia ka plagosur sigurinë shëndetësore, komunikimin njerëzor dhe sistemin arsimor, të cilin vetëm Mësuesit mund dhe duhet ta rizgjojnë.Në këtë betejë bashkë memësuesit, jo vetëm si kryeqeverisës i vendit, por dhe si prind nësistemin arsimor, është dhe vetë z.Rama, i cili duhet parë si njëaleat i fortë e i sigurtë i mësuesve në sfidën e dijes dhe shëndetit, në kushtet e armikut të padukshëm, për një shkollë që frymëzon!
Mësuesi mbajti e po mban në këmbë kolapsin e shpirtit njërëzor, nëse shkolla nuk hap dyert me këtë gardian të fuqishëm tëmendjes dhe trupit njerëzor si mësues dhe edukator, si prind dhe si shok, atëherë nuk do të jenë viruset që do marrin jetë, po do tëjetë padija dhe vetmia vdekja jonë!
Mësuesi përpara godinave, mësuesi përpara ҁdo pushtetari, mësuesi përpara ҁdo nevoje!Mësuesi është ai që nuk e braktisi shoqërinë as në kohë lufte.Qëndroi aty për të dhënë dashurinë e tij, për të folur e përqafuar pas një ekrani modest, qëndroi aty nënjë dhomë me qetësi të imponuar nga kushtet e shtëpisë ku banonte zakonshëm..Në luftë me virusin, në luftë me vetveten, në luftë me sekretet e profesionit, në luftë me të përditshmen, nëluftë me teknologjinë, në luftë me burokracitë shkresore, ndaj tëcilave mësuesi duhet lehtësuar sa më parë!
Lajmi më i mirë i këtyre ditëve është rikthimi në shtator nëshkolla.Me protokolle sigurie e me angazhim të institucioneve arsimore, atyre qëndrore dhe vendore, mësuesi dhe nxënësit do të rifillojnë procesin mësimor. Me maska dhe largësi nga njëri-tjetri, të vetëm në banka apo jo, ata do të shohin e komunikojnëmallin, frikërat, historitë në pandemi e lojërat kompjuterike, pikëtakimet e tyre argëtuese gjatë izolimit.Ata do të vijojnëmësimin dhe aty mësuesi do të jetë kurajozi i madh e i palodhur që do t’i mbajë përpara syve me kujdesin e tij prindëror në e kanë vënë maskën, mos preken e përqafohen a nëse dalin nga klasa pa u shtyrë.
Mësuesi do ta ketë të vështirë të edukojë ndarjen, por do të dijëta bëjë. Ai është formuar me parimin themelor tëarsimimit:gjithëpërfshirjen, të cilin ai do ta shohë t’i shembet para syve.
Mësuesi do ta ketë të vështirë t’i ndalë të vegjëlit të rrinëbashkë, ai ka edukuar breza me solidaritetin dhe humanizmin, por edhe këto do t’i shohë të ndrydhura në vetminë e individualizmit larg tjetrit.
Mësuesi është mësuar të ndajë, të ndajë fjalët e gjalla ‘’të lumtë’’ e ‘’sa bukur’’, siҁ është mësuar të thotë ‘’kërkoji falje shokut’’, ‘’jepi dorën e përqafoje’’, por që tashmë duhet t’i qëmtojë me kujdes përpara se t’i thotë, duke lëvruar një ligjërim të ri kontekstual. Mësuesi është mësuar të japë nga vetja e tij e ashtu do bëjë sërish në ҁdo rrethanë, por nuk mund të japë mëpërqafime apo yje a flutura në ballë.
Mësuesi është mësuar me distancën, diktuar kjo edhe nga kodet etike apo legjislacioni ligjor në punën e tij, por këtë herë ai e di se do të jetë ndryshe.Në arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë ndryshimi i moshës në cilket e shkollimit, e lehtëson disi punën e mësuesit. Por sërish ai do të ketë barrën e madhe të plotësimit të boshllëqeve nga viti i shkuar mësimor, duke ia dyfishuar vështirësitë e një dite jo të zakonshme pune, pa harruar që dhe ai nuk ka asnjë imunitet ndaj virusit përtej procesit mësimor-edukativ.
Në situata tërmetesh apo epidemish, përmbytjesh apo riintegrimesh, mësuesi ka bërë atë që ka mundur për të realizuar objektivat vjetore, por sot i vetëm nuk mund të mbajë peshën e kësaj përballjeje, ku prioritet del shëndeti i fëmijëve përmes dijes, si objektivi më madhor.
Gjatë pandemisë mars-qershor 2020 prindërit u stërmunduan me mësimin online, duke u vënë dhe vetë në rolin e mësuesit, me hapjen e shkollave do të ndihen të lehtësuar, por duhet të jenëkrah Mësuesit, krah shkollës, pa gjykim e retorika boshe, por si një familje për të dhënë e marrë shëndetshëm gjënë më tështrenjtë të prindit:fëmijën!Mësuesi është sot figura më e rëndësishme për shëndetin e mendjes, ashtu sikurse dhe mjekët për shëndetin e trupit.
Në një kohë tjetër, vetëm një vit më parë, ai diskutonte me prindërit për hartimin e planeve mësimore, ndërsa tani ështëkoha të flasin për zbatimin e masave detyruese në shërbim tëshëndetit. Dhe për këtë Mësuesi do të ketë nevoja dhe përgjegjësi të reja, ai sot është në një sfidë të profesionit për tëlënë të dalë përpara edukatorin-mësues.Ky rol i mbingarkuar i tij kërkon liri dhe hapësira besimi e veprimi për të. Skematizmat bashkë me shumë rregulla e ligjësi, Covidi i rrëzoi.Dhjetëra udhëzime e qindra shkresa nëpër duart e tij, Mësuesin e kryqëzojnë me një maskë që i dhunon fjalën, armën e tij kryesore në orën e mësimit, por si domoshdoshmëri e kësaj situate dramatike për mbarë globin e gjithë shoqërinë njerëzore.
Mos e gozhdoni pas rregullave që shkruhen për të tërë, lëreni tëketë rregullat e tij në klasë, në mënyrën si organizon orën, si dhe kur vlerëson, si dhe sa korrigjon, në mënyrë që kjo liri ta mbajësy e veshë te prioriteti i ditës mësimore: dija përmes shëndetit!
Insitucionet arsimore e kanë kuptuar se dija tashmë nuk ështëmë monopol vetëm i tyre, ndaj sfida për të gjetur gjithë format e komunikimit me strukturat shtetërore e vendore për të garantuar mirëfunksionimin e godinave arsimore dhe një proces mësimor joformal, por të vërtetë dhe shpresëdhënës, mbetet sot nevoja e tyre parësore mbi ҁdo angazhim tjetër zyrtar.Kërkoni ҁfarë ju duhet, që t’ju jepet.Kërkoni gjithësa i nevojitet mësuesit, shkollës dhe juve në mbarëvajtjen ditore e jetësore. Mos nguroni në përmbushjen e këtyre përgjegjësive në dobinë e përbashkët jo thjesht institucionale, por mbarë shoqërore.
Pandemia na mori shumë, na mori jetë të afërmish, kohë, shpenzime, na mori plane e dëshira, na ndau e na largoi, por na dha dhe një mësim të madh: Mësuesi është aty, edhe në kohëvdekjeje, të lajmërojë jetën e të ndajë dritën si asnjë tjetër! Ai është shpresa e vazhdimit me apo pa Covid, sepse Ai, Mësuesi, di të përqafojë me dorën e dhembshurisë, di të flasë më sytë e mendjes e të edukojë me forcën e zemrës.
Mësues, jeta juaj është e shtrenjtë e këtë vit më e ҁmuar se kurrë, për veten dhe mbarë njerëzimin.Mësojini fëmijët tanë, fëmijët tuaj, të përqafojnë me buzëqeshje e të tilla përqafime, as virusi s’i vret dot!Mësuesit përballë pandemisë, beteja e secilit, por fitorja është e përbashkët!