Nga Dr Sadri RAMABAJA
Hyrje
Demokracia, qeverisja demokratike, shenjon që nga zanafilla, në lashtësinë antike, sundimin e shumicës. Nëse në zanafillë kjo shumicë nënkuptonte në fakt vetëm shumicën e qytetarëve, respektivisht fisnikrisë së qytetit-shtet, në epokën e rendit liberal kjo shumicë nënkupton shumicën e qytetarëve më të drejtë vote, pra shumicën e popullit sovran.
Ndë rkohë, gjithnjë e më shumë, demokracia liberale po përballet me ndeshtrasha të paparashikueshme.
Sipas intelektualit të njohur anglo-gjerman Ralf DAHRENDORF, demokracia përbëhet nga një ,, Asambël institucionesh”, që legjitimojnë ushtrimin e pushtetit politik, që munësojnë ndërrimin e pushtetit pa dhunë, kontrollin dhe balancin e ushtrimit të pushtetit si dhe participimit të qytetareve në ushtrimin e pushtetit.
Që nga teoria e Platonit mbi shtetin, egziston edhe hipoteza se, çdo formë e sundimit mund të marrë njërën nga dy cilësitë që ndërlidhen me vizionin politik: 1. Njëra trajtë që orjentohet në arritjen e mirëqenies dhe2. Tjetra që bazohet ekskluzivisht në interesat e sundimtarëve. [Ë olfgang Petritsch: 2019]
Nëse shoqëritë e shteteve demokratike tutje thellojnë polarizimin dhe në vend të
kompromiseve dhe debatit imponojnë vetëm vullnetin e shumicës, atëherë kemi të bëjmë me shenjusin e dytë të demokracisë: atë të cilën historiani grek Polybios (200 deri 12o vj. para Krishtit) e cilësote si OLHOKRATI – sundim të fundërrinave.
Ky tip i demokracisë është imituar në vitet e Aparthejdit në Kosovë (1989-1999) dhe është aplikuar tutje, edhe pas luftës së UÇK-së, për plot njëzet vite rresht. Për rrjedhojë është prodhuar ajo formë e pushtetit që në krye të Republikës solli OLHOKRATË T tanë – sundimtarët fundrrina. Olhokratët tanë me kohë ,,kanë lexuar” mrapshtë teoritë liberale në bazametrin e të cilave është ngritur rendi liberal pas Luftë s së Dytë Botrore.Ata në realitet janë tallur me demokracinë dhe rrjedhimisht edhe me Shtetin.
NT: Olhokratët rikthehen tek Hobsi
Sundimtarët fundërrina gjithandej në botë, pas ,,Fundit të historisë”, që shenjn fundi i Luftës së ftoftë (1989), shpërfillin mendimin kantian që nuk mirrte të mirëqenë, respektivisht të
Natyrshme, paqen mes njerëzve si gjendje natyrore, por ndiqte idenë e zakonshme të homosapiensit, ashtu si ishte promovuar ajo nga Thomas Hobes-i. Për dallim nga Hobs-i, Kanti e shihte të mundshme që përmes angazhimit politik dhe para së gjithash adaptimit të sistemit juridik të obligueshëm e të vlefshëm për të gjithë shoqërinë, të nxitej e selitej paqa. Rikthimi tek Hobs-i, natyrisht i imponuar nga olhokratët tanë, ka sjellë shoqërinë tonë, kombin në tërësi, në një krizë të thellë, para së gjithash morale, e gjithësesi edhe ekonomike, sociale, politike etj.
Sundimtarët tanë fundërrina, duke mos i njohur as parimet bazë të filozofisë politike mbi të cilat janë ndërtuar sistemet politike moderne, tek pasi ju imponua ngritja e Dhomave të veçanta (Ghykata speciale) për ndjekjen e krimeve të supozuara nga politikani zviceran Dik Marti, respektivisht hetuesia serbe, meqë tashti e ndjejnë se mund të jenë edhe vetë subjekt trajtimi nga kjo Gjykatë (një lagje e mirë e olhokratë ve), kanë filluar të reagojnë irracionalisht, duke dëshmuar edhe një herë se nuk e kanë pasur as edhe idenë se disa prej vizioneve të Rendit Liberal Ndërkombëtarë, ato që kanë të bë jnë me: Organizatat ndërkombëtare, sigurinë kolektive, me sovranitetin e ndarë dhe shtetin ligjor, i janë mbivendosur Rendit Vestfalian, që bazohej në principet e integritetit (të pacenueshëm), sovranitetit dhe legalitetit.
Këto principe të Rendit Liberal Ndërkombëtarë , fundja kanë sjellë në jetë NATO-n si bashkim politik-ushtarak i lloit të vetë, si organizatë e sigurisë kolektive, ndërkaq parimi i sovranitetit të kufizuar i zbërthyer e inkorporuar në nenin e Vll-të kartës së OKB-së, ka mundësuar ndërhyrjen e NATO-s dhe lirinë e Kosovës. Por, kjo ndihmë që gëzoi populli i Kosovës, e indirekt edhe Rendi Liberal Ndërkombëtar, nuk mund të nëperkëmbet pafundësisht nga olhokratët tanë, që vazhdojnë ta shpërfillin plotësisht njërin prej parimeve bazë të këtij rendi: atë të shtetit ligjor, respektivisht vetë Shtetin e së drejtës.
Masa që ndërrmorën më në fund SHBA-të ndaj një lagjeje të olhokratëve tanë, që kanë ra ndesh me “ligjin” e publikuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë (16.05.2019), me çka ju ndalohet udhëtimi për SHBA atyre që përfshihen në “Rastin Toka”, pastaj tek ai “Pronto” etjj., flet për kufijtë e tolerances, të cilët, kujdestarë t e këtij rendi, nuk tolerojnë të shkelen nga askush. Kjo masë, sidoqoftë, duket se do të jetë vetëm fillimi i betejës politike e juridike me të cilën do të përballen olhokratët kosovar.