Nga Gerta Meta
Koha e ish – fuksave ka perënduar tashmë
Paketa me ndryshimet për reformen Zgjedhore nga Këshilli Politik inkurajon të kandidojnë vetëm Ish fuksat (ish-funksionaret , ish-drejtuesit, ish gjyqtarët e të tjerë ish-a) të mazhorancës dhe opozitës së bashkuar brenda dhe jashtë parlamentit në garë për të kapur sërish KQZ-në e re. Po të lexosh kriteret e shpallura nga Kuvendi i Shqipërisë mbi vakancat për ngritjen e KQZ -së së re nuk ka asnjë transparencë që ndihmon procesin e konkurimit dhe të kandidatëve që mund të kandidojnë për të kuptuar sesa profesionist dhe me integritet mund të jenë këto kandidatura që do menaxhojnë dhe mirëadministrojnë votën e popullit dhe gjithë procesin zgjedhor në vend.
Në cilin vend të botës demokratike i thuhet qytetarëve “Të barabartë para ligjit, që duhet të jesh një ish – funksionar/ drejtues /gjyqtar apo ishte drejtues OJF-je që të kesh të drejtë të kandidosh për KQZ-në e re dhe këta ish fuksa/ funksionarë/ drejtues/ gjyqtar e plot ish-a të tjerë qenkan me professionistë , me integritet më shumë e më pak partiak se çdo qytetar i lirë në një pozicion aktual të punës së Tij dhe garanton e provon të gjitha cilësitë që duhet të ketë një kandidat potencial e plot garanci për të qenë pjese e konkurimit për institucionin e KQZ-së. Në ç’vend të botës i ndalon Me Ligj çdo qytetari të vendit tënd të konkurojë nga një vend pune në tjetrin nëse plotëson të gjitha kushtet e kriteret e institucionit përkatës? Ç’janë këto kushte e kritere preferenciale për të kënaqur njerëzit besnik të kujtdo partie e për t’i hedhur hi syve qytetarëve të vet që ne po zgjedhim ca ish -fuksa , të cilët nuk janë më besnik të partive të tyre as majtas e as djathtas. Me këto kritere hileqare për kandidatët në konkurim për KQZ -në e re është një regres i madh që nga një një konkurim i hapur e i lirë nga zgjedhja e fundit për kryetarin e KQZ tani, sot që të zgjidhesh kryetar , nënkryetar apo dhe anëtar i komisioneve duhet të jesh ish- fuks / funksionarë/ drejtues/ gjyqtar etj..
Të gjithë bashkë qytetar e institucione që respektojnë ligjin duhet të reagojnë urgjentisht për të reflektuar mbi këtë situatë qesharake dhe fyese që të bëhet me urgjencë transparenca e deshifrimi pastër se kush janë realisht kandidatët që mund të marrin pjesë në garën për vakancat e pozicioneve të reja pa diskriminuar e shkelur të drejtat e njeriut për të kandiduar në çdo pozicion punë bazuar në kritere emancipuese dhe ku ligji garanton barazinë në një start gare për çdo qytetarë të lirë në këtë vend koha e ish – fuksave ka perënduar tashmë. Stop një proçesi selektiv dhe diskriminues në kupolën e sistemit zgjedhor!