Home Gjeo-Ekonomia Tensione në Mesdhe, Erdogan:Nëse Greqia do të paguajë një çmim, le të...

Tensione në Mesdhe, Erdogan:Nëse Greqia do të paguajë një çmim, le të vijë

Presidenti turk  Recep Tayyip Erdogan theksoi vendosmërinë e Turqisë për të mbrojtur atë që ai e quajti e drejta e saj në Mesdheun Lindor, Egje dhe Detin e zi.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është politlikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht e nevojshme për ta arritur këtë”, tha Erdogan duke bërë të ditur se të gjitha vendet duhet ta kuptojnë që Turqia nuk është më një shtet të cilit i duhet testuar durimi, vendosmëria dhe kurajoja.

“Nëse Greqia dëshiron të paguajë një çmim, le të vijë e të përballet me ne. Nëse nuk e kanë kurajon ta bëjnë këtë, le të largohen nga rruga jonë”, tha Erdogan, cituar nga “Daily Sabah”.

Ndërkohë Cnn shkruan se tensioni vijon të rritet në Mesdheun Lindor mes Greqisë dhe Turqisë, aleatë të Natos, por rivalë historikë, çka rrezikon të çojë në një përballje ushtarake që do të trazonte rajonin.

Anijet ushtarake nga të dyja vendet kanë bërë një tregim force në Lindje të Mesdheut të martën, ndërkohë që gara për rezervat e gazit e ka çuar konfliktin në një tjetër pikë.

Ndërkohë që aleatët e Natos janë angazhuar në pjesën diplomatike, Gjermania është duke parë të zbusë tensionet.

“Dritarja e bisedimeve mes Greqisë dhe Turqisë duhet të hapet më shumë dhe

jo të mbyllet. Për këtë arsye, në vend të provokimeve të reja ne na duhen tashmë  hapa drejt qetësimit dhe iniciativa në diskutime konkrete”, tha Ministri I jashtëm Gjerman Heiko Maas në tuiter, ndërsa vizitoi të martën Athinën dhe Ankaranë.

Tensionet mes vendeve u shtuan kur Ankaraja njoftoi zgjatjen e misionit të saj të kërkimit të hidrokarbureve në Mesdhe, që ishte parashikuar të përfundonte të hënën.

Greqia dërgoi të martën një forcë ajrore dhe detare ushtarake për stërvitje në zonën ku Ankaraja është duke kryer kërkime për naftë dhe gaz. Pak orë pas më pas, Turqia tha se edhe flota e saj ushtarake do të ndërmerrte stërvitje në jug të ishullit të Kretës, ne pjesën lindore të Mesdheut.

“Turqia dhe anijet e marinës aleate do të kryejnë stërvitje detare në lindje të Mesdheut më 25 gusht me qëllimin për të promovuar koordinimin dhe ndërveprimin”, tha në tuiter Ministri i Mbrojtjes duke çuar kështu në  një shfaqje force mes dy vendeve.

“Me këtë qëndrim në kundërshtim me ligjet me ndërkombëtare, vullnetin dhe raportet fqinjësore, Greqia e ka futur veten në një kaos nga ku nuk mund të shpëtojë. Nga ky moment, Greqia do të mbajë e vetme përgjegjësitë për të gjitha konfliktet në rajon dhe do të jetë e vetmja që do të vuajë”, tha Erdogan, pas këtij vendimi./Opinion.al

Share: