Vincenzo Del Monaco është emëruar si kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Ambasadori italian, i cili ka mbajtur këtë detyrë edhe në Malin e Zi dhe në Armeni, zëvendëson në këtë post Bernd Borchardt.
Kujtojmë se në tetor të vitit të shkuar, një video e ish-ambasadorit, Bernd Borchard, ku i tregonte gishtin e mesit disa personave të cilët thërrisnin “shame on you”, “turp t’ju vijë”, u përhap gjerësisht në internet duke sjellë reagime të shumta.
Një ditë më pas, përmes një postimi në llogarinë në Twitter të OSBE, ish-ambasadori kërkonte falje për gjestin e shëmtuar.
“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, shkruante ai.
Megjithatë, nuk përfundoi me aq, pasi ndaj tij u mbajt një protestë gjatë një aktiviteti mbi mediat të zhvilluar pikërisht nga OSBE.
“Kthehu në shtëpi dhe merr gishtin e mesit me vete”, “Non grata” dhe “Zoti Gishti i Mesit nuk duhet të japë leksione për lirinë e medias” ishin disa nga pankartat e protestuesve.
Italianet keshtu drejtojne institucionet nderkombetare me te rendesishme ne Shqiperi. Pas Luggi Sorecca ne krye te Delegacionit te Komisionit Europian ne Shqiperi tashme Vincenzo Del Monaco do te drejtoje OSBE. a eshte kjo nje rastesi? Edhe nese jo nje gje e tile eshte vetem pozitive, Italia i ka qene gjithmone prane Shqiperise. .