Home KRYESORE Kërcënoi me vetëvrasje/Konsulli në Selanik takohet me vajzën e shqiptarit

Kërcënoi me vetëvrasje/Konsulli në Selanik takohet me vajzën e shqiptarit

Rasti i shqiptarit që tentoi sot të hidhej nga kati i 12 i një pallati në Selanik të Greqisë ka vënë në lëvizje Konsullatën e Shqipërisë atje.

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e jashtme bëhet e ditur se shqiptari ndodhet në rajonin e policisë dhe vetë konsulli është takuar me vajzën e tij për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik sapo mori dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme të një shtetasi shqiptar me banim në Lagkada, i cili ka tentuar t’i japë fund jetës së tij për motive personale, është vënë në kontakt menjëherë me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe është takuar tanimë edhe me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.

Konsullata është lidhur menjëherë edhe me familjarët e shtetasit dhe aktualisht, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shtetasit duke ndjekur situatën në vijimësi për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë, në ndihmë të shtetasit shqiptar.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Mediat greke raportuan se shqiptari kërcënoi se do vriste veten pasi kishte mbetur pa punë, jetonte në një kasolle si dhe kishte paguar taksa për vite por s’kishte më leje qëndrimi në Greqi./ Opinion.al

Share: