Home Gjeo-Ekonomia Marrëveshja e detit/ Zaganjori për Open: Ja cilat ishin defektet e marrëveshjes...

Marrëveshja e detit/ Zaganjori për Open: Ja cilat ishin defektet e marrëveshjes së 2009

Në Open në Top Channel u diskutua për marrëveshjen e detit me Greqinë. Në një intervistë ekskluzive për Open, foli ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori ku tregoi defektet e marrëveshjes së vitit 2009.

‘Problemet që konstatohen në vitin 2009 janë në 3 linja kryesore. E para në objekt, e dyta në metodologji dhe e treta që ka të bëjë me ishujt. Nëse marrëveshja e parë do të kishte hyrë në fuqi, do të ishin prekur interesat e shtetit’- tha Zaganjori. 

Zaganjori tregoi edhe problemin që qëndron në rastin konkret. ‘Problem në rastin konkret qëndron në faktin se Greqia deklaroi se do të zbatojë parimin e ekuidistancës, përfshirë edhe në pjesën veriore të kanalit të Korfuzit, për mua sigurisht që përbën problem. 

Është Shqipëria e rrezikuar nga humbja e sipërfaqes detare nga ky synim i Greqisë?

Sipas parimit të Etikesë, çdo element që ka të bëjë me ndarjen e hapësirave detare duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë, aq më tepër kur bëhet fjalë për ishujt të cilëve mund t’i jepet efekt i plotë, i pjesshëm. Ti nuk mund të futesh në bisedime duke thënë: I kam dhënë efekt të plotë si një masë shkëmbore, si një ishulli të vogël të banuar apo të pabanuar me rëndësi apo pa rëndësi ekonomike, pa u ulur mirë në bisedime. Duhet të ulesh në bisedime si palë e barabartë dhe duhet të marrësh parasysh efektet e ishujve në ndarjen e hapësirave detare (rastin konkret Shelfi kontinental dhe zonat ekonomike ekskluzive).

Jam i shqetësuar se nuk mund të futesh në bisedime nëse pala greke përdor parimin e ekuidistancës pasi pala greke ka shumë ishuj dhe po t’i japë efekt të plotë, dhe zvogëlohet hapësira jonë aty ku kemi interesa ekonomike . Natyrisht që Institucioni i Presidentit është shumë i rëndësishëm pasi përfaqëson unitetin e popullit. Dua ta përsëris që çështja ka marrë shumë ngjyrime politike. Zgjidhja më e mirë do të ishte që të përzgjidhej një ekip i përbashkët me përfaqësues edhe nga opozita”- thotë Zaganjori.

Top Channel

Share: