Home KRYESORE Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë dërgojnë Enver Hoxhën...

Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë dërgojnë Enver Hoxhën në Unesko

Nga Azgan Haklaj

Identiteti kulturor në rrezik nga matrapazët antikombëtar të Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Propozimi i Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për të çertifikuar në Unesko Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, i cili është një krijesë e ideologjisë staliniste, për të përjetësuar kultin e diktatorit Enver Hoxha më kujton Perandorin Romak Kaligula, i cili e shpalli kalin e tij senator të Romës.

Për të përjetësuar si datën me të rendësishme në historinë e Kombit tonë 16- të tetorin, ditën e lindjes së AntiKrishtit shqiptar Enver Hoxhës etërit e Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Kulturës bënin çdo katër vjet përgatitje të ethshme për të shpalosur në Kalanë e Argjirosë, (që në fakt është Kalaja e Princit Mesjetarë Gjin Zenebishti) tërë arsenalin e talentin e artistëve për t’i mbushur mendjen një populli që i mohuan vetë Zotin e tempujt e tij të besimit se Gjirokastra ishte vetë toka e shenjtë e këtij Kombi dhe Palortoja ku lindi diktatori Bethlehemi i tij.

Rinia e sotme shqiptare duhet të jetë jo vetëm kureshtare se çfarë kendohej në atë festival, por dhe të jetë vigjilente për të mos lejuar kurrë që brezat e ardhshëm të vihen në rresht për t’i thurur ditirambe një idhulli të rremë siç patën bërë hebrejtë e Moisiut në shkretëtirë duke mohuar Zotin e tyre duke adhuruar statujën e një viçi të artë.

Po citoj për kuriozitetin e lexuesve disa vargje që këndoheshin në atë festival që Ministria e Kulturës do ta depozitojë në Unesko si “Ikonë” të trashëgimisë kulturore të popullit me të vjetër të kontinentit Europian:”Zemrat tona këndojnë njëherit në ditëlindjen e Enverit”Urojnë të bardhat zemrat tona Rrofsh sa malet Enver Hoxha”, apo “Lum e lum Partia e Punës Enver Hoxha në ball të tribunës Urojnë malet e Atdheut Tungjatjeta o burri i dheut”.

Për kultin e individit të diktatorit e përjetësimin e sundimit të klikës së tij kriminale janë përdorur burime kolosale njerëzore, mjete monetare e një propogandë shurdhuese në kohën që shqiptarët ishin katandisur e kishin rënë në humnerën e mjerimit, varfërisë dhe urisë dhe udhëhiqeshin siç shkruante i ndjeri Abaz Ermenji, ish student i “Sarbonës” së Parisit, në hibridet e misrit që në Europë i hanin vetëm derrat. Kulturologët e sotëm të Akademisë së Shkencave e Ministrisë së Kulturës duhet të pyesin një herë njeri- tjetrin:

A  ka një rast të dytë në historinë e Uneskos që një festival i trashëgimisë kulturore siç është Festivali Folklorik i Gjirokastrës t’i jetë kushtuar ditëlindjes së një diktatori, e nëse po, a ka guxuar ndonjë shtet ta çojë atje si trashëgimi të kulturës botërore?!! 

Çfarë pêrfaqësojnë këta “doktorë” hanxhari, siç i cilësonte Noli adashët e tyre të viteve 30- të?!A mund të na argumentojë kjo farë akademie se cili është kontributi i Veliut dhe Kadiut të tyre në lëmin e shkencës e të kulturës shqiptare?!

I biri i gjeneralit të zi Ethem Gjinushit i cili mbart një mal me krime, atje në ferrin e zi është i vetmi kryetar i akademisë së shkencave në botë, emri i të cilit nuk figuron si autor i asnjë libri. E nëse ky fakt nuk është domosdoshmërisht kriter për “çupkën” e partisë, të Ministrisë së Kulturës, për kreun e Akademisë së Shkencave është domosdoshmëri për të mos u bërë gazi i botës në arenën ndërkombëtare.

Ministri i arsimit të diktaturës që është vetëshpallur Vali e Kadi i Akademisë së Shkencave dhe zonjëza rilindase që drejton Ministrinë e Kulturës në sinkronizim kanë vendosur që të organizojmë Festivalin e Gjirokastrës pikërisht në muajn prill të vitit që vjen.Ndoshta do ta organizojnë me dt 7 prill, ditën e pushtimit fashist, ndoshta me dt 11 prill, si homazh e përshpirtje për Neronin shqiptar Enver Hoxhën. 

Këtë festival që organizohjej me rastin e ditëlindjes së diktatorit Hoxha, e tani të zhvendosur në muajn e tij të vdekjes, por për të përdorur edhe si prag të fushate elektorale nga Sulltani “ynë” Edi Rama e kanë propozuar si vlerë të jashtëzakonshme kulturore të njerëzimit, për ta çertifikuar si simbol të kulturës kombëtare që lindi e vazhdon të ekzistojë si hymn i diktatorit kanibal.

Përpjekja për rehabilitim e diktatorit dhe burgosja e trashëgimisë së shquar kulturore mijëravjeçare të Kombit Shqiptar në kafazin e realizmit socialist është një ndërmarrje antikombëtare që tregon prirjen e kësaj qeverie e të institucioneve që varen prej saj për të shpërlarë trurin e shqiptarëve dhe për të zhdukur nga memoria e tyre historike dhe kulturore të çdo gjurme të kulturës materiale e shpirtërore me të cilën shqiptarët janë identifikuar në shekuj nga fqinjët e tyre barbarë e shovinistë.

Le të na thonë xhahilët e Institucioneve të kulturës çfarë kanë bërë për lahutën, çiftelinë, apo ua kanë marrë?!Po për xhubletën, plisin, polifoninë Labe, Eposin e Kreshnikëve, gjamën e burrave, këngën majekrahu?!Mashtrime dhe vetëm mashtrime.Futuni në web sajdin e Ministrisë së Kulturës. Në “planin” e saj pesëvjeçar të modeli hoxhist 2020-2025 nuk ekziston asnjë nismë e tillë për të dërguar në Unesko margaritarët me të shendritshëm të trashëgimisë sonë kulturore.

Misioni i tyre është krejt tjetër:Të rehabilitojnë e përjetësojnë festivalin e Enverit të zi, diktatorit me gjakatar që ka njohur historia jonë e vjetër dhe e re.Por gjinot e vasot tanë sëbashku me ministreshën e kulturës e shpura e tyre duhet të presin gjatë në radhë sa të organizohen festivale kombëtare në nderim të Hitlerit, Stalinit, Musolinit e Fidel Kastros, Pol Potit e Kim Jongut të Dytë Ju duhet pra të presin gjatë për ta çuar në Muzeun e Kombeve mumjen e babait të tyre shpirtërorë, Enver Hoxhës.

Share: