Home KRYESORE Nevoja per te ndalur rrenimin e sistemit tatimor!

Nevoja per te ndalur rrenimin e sistemit tatimor!

Nga Klodian Tomorri


Nje senegalez, brazilian apo kinez vjen te luaje futboll ne Shqiperi dhe paguhet 5 mije euro ne muaj. Ai nuk do te paguaje asnje lek tatim mbi te ardhurat ne dy vitet e ardhshme.

Nje pastruese pastron tre shtepi dhe paguhet nga 100 euro secila. Qeveria ja mbledh te tre pagesat dhe mbi shumen finale i ngarkon shkallaren progresive. Ky eshte shteti progresist dhe i ndershem i se majtes.

Historia e perjashtimeve tatimore ne Shqiperi nisi me ardhjen ne pushtet te se majtes. Fillimisht me shendetesine dhe arsimin. Me vone u shtri ne media, ndertim, turizem dhe gjithandej. Kudo, ku kishte grupe interesi afer qeverie.

Tani perjashtimet kane shkuar aq larg sa qe sistemi tatimor i vendit ka degjeneruar ne nje mekanizem pervers dhe te pandershem. Ne sektore te tere te ekonomise, taksimi ka marre natyre te paster regresive, pra qeveria takson me shume te varfrit se te pasurit.

Problemi me perjashtimet tatimore eshte se ato jane si infeksionet. Sapo i hap rruge te pares, zgjon oreksin e te gjithe grupeve te interesit. Kerkesat e Federates dhe klubeve te futbollit jane cmenduria e radhes. Mjafton vetem nje fakt per ta ilustruar.

Qeveria shqiptare mbledh 350 milione dollare ne vit nga tatim fitimi. Klubet e futbollit dhe Federata me kerkesat e tyre duan te privatizojne 70 milione dollare, pra 20 per qind te te ardhurave qe buxheti mbledh nga tatim fitimi. Ata jane duke kerkuar as me shume dhe as me pak privatizimin e buxhetit.

Milano ka qene kryeqyteti boteror i futbollit per dekada te tera duke patur dy nga klubet me te fuqishme ne Europe, Milanin dhe Interin. Berlusconi, ish pronari i Milanit ka qene kryeministri i Italise per shume vjet. Por ne Itali, gjysma e rroges se futbollistit i shkon shtetit si taksa dhe per asnje moment, as Berlusconi, as Agnelli dhe as Moratti nuk guxuan te kerkonin perjashtime fiskale.

Duan klubet shqiptare se i inkurajon sjellja e kryeministrit. Por ceshtja eshte shume e thjeshte. Pa futboll jetohet. Pa para per te mbeshtetur spitalet, shkollat dhe te varfrit nuk jetohet dot.

Shqiperise i duhet nje qeveri, e cila t’u jape fund te gjitha perjashtimeve tatimore dhe te ndertoje nje sistem tatimor, i cili i fton te gjithe qytetaret dhe bizneset qe te kontribojne sipas pjeses se ndershme qe u takon ne arken publike. Sistemi aktual ka degjeneruar dhe eshte bere i pandershem, joeficent dhe korruptiv.

Share: