Teksa shumë shtete kanë rritur numrin e testimeve, në Finlandë po përdorin edhe qentë për të nuhatur koronavirusin.
Qentë e trajnuar për të zbuluar Covid-19 kanë nisur këtë javë të nuhasin pasagjerët si pjesë e një testi në aeroportin “Vantaa” të Helsinkit.
“Qentë janë të aftë të nuhasin koronavirusin te njerëzit pesë ditë para se ata të shfaqin simptoma”, ka thënë për Reuters, Anna Hielm-Bjorkman, profesoreshë në Universitetin e Helsinkit, e cila është drejtuese e këtij testi.
“Ata janë shumë të aftë në zbulimin e koronavirusit. Janë shumë afër zbulimit 100% të koronavirusit”, shtoi ajo.
Pasagjerët fshijnë qafën e tyre me një rrobë dhe më pas ajo nuhatet nga qeni.
“Ky test” realizohet brenda një minute, megjithatë, kjo metodë mbetet në fazën e testimit pasi të gjithë personat kryejnë edhe tamponin./Opinion.al