Nga Dr Sadri Ramabaja
Kosova në historinë e mendimit politik është shquar për konsevatorizmin e saj relativ ekstrem. Në korrik 1912 mbi 30.000 kryengritës shqiptar, kishin zbritur në kryeqytetin e vilajetit- në Shkup. Në Shkup kishin mbërri edhe një grusht prijësish – përfaqësues nga Shqipëria e Mesme, si: Abdi Beg Toptani, Mustafa Kruja e Kapidani i Mirditës, Marka Gjoni. Kryengritësve ju prinin, siç dëshmon Hasan Prishtina në kujtimet e tij, liderët konservator si: Isa Boletini, Riza Beg Kryeziu, Bajram Daklani etj, të pasuar nga kleri sunit i Kosovës, që pamundësuan realizimin e vizionit politik progresiv të Hasan Prishtinës, që po shestonte mundësitë që pas 3–4 muajsh, pas një riorganizimi të duhur, të shpallte pavarsinë e Shqiprisë pikërisht në Shkup. [1]
Në grackën e ideologëve serb
Injoranca politike dhe konservatorizmi ekstrem, do të ndikojë sërish, në një çast tjetër që afroi historia (1941–1945), që kosovarët sërish të ngelin në klasë! Duke mos i ndjekur pas, në shkallën e duhur, vizionarët e rinj politik, si: Zenel Hajdinin, Hajdar Dushin, Emin Durakun, Xhevdet Doden… që ishin vënë në krye të Lëvizjes antifashiste, kosovarët do të identifikoheshin së tepërmi me reaksionin politik, duke u rreshtuar pothuajse absolutisht prapa konservatorëve politik dhe ,, nacionalistëve” cinik. Ky rreshtim antihistorik kulmon, me krijimin e Batalionit SS ,,Skanderbeg” dhe me formimin e ,,Lidhjës së Dytë të Prizrenit”, që ishte, de fakto, keqpërdorim i dyfishthtë i historisë: Tallje me kujtimin për Lidhjen e Prizrenit, si organizaten politiko-ushtarake më të sukseshme që nga epoka e Gjergj Kastriotit dhe vizionin e saj për krijimin e shtetit modern, por edhe manipulim me aktualitetin dhe të ardhmën e Kosovës. Kulmi i kësaj qasje skandaloze ndaj politikës do të shpërfaqet në dy prej pjesëve tradicionalisht më kryengritëse të Shqiprisë: Në Drenicë — me organizimin e kryengritjes nga Shaban Polluzhës dhe në Gollak, me organizimin e mësymjeve të “Forcave Shqiptare Mbrojtëse” kaloboratore me gjermanët, nën komandën e Fuad Dibrës e Mulla Idriz Gjilanit, për gjoja mbrojtjen e Shqipërisë dhe “çlirimin “ e Ferizajit dhe Gjilanit (1944)!
Mosmbështetja e duhur e Lëvizjes Partizane edhe pas Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943–1 e 2 janar 1944), do t’i jap mundësinë Shtatmadhrisë së Ushtrisë Partizane jugosllave dhe udhëheqsit të saj- Titos, të luaj edhe me kartën e mobilizimit të përgjithshëm dhe, në emër të ndjekjes së kolonave në ikje të gjermanëve dhe reaksionit, ta bëjë rinin kosovare mish për top në frontin e Sremit dhe ta shndërrojë Tivarin në varr masiv për mbi 2500 shqiptarë (1.04.1945).
Mobilizimi i të rinjëve kosovarë dhe largimi nga Kosova, kishte objektiva të qarta politike: në radhë të parë ishte realizimi i projektit të dytë të Vaso Çubrilloviqit (1944) — spastrimi i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nga elementi shqiptar, ndërkaq objektivi i dytë ishte realizimi në praktikë i pushtetit ushtarak, që do të vendoset më 8 shkurt 1945[2], me çrast po bëhej riokupimi i dytë i Kosovës nga Serbia, krejt në kundërshtim më Rezolutën e Bujanit dhe me parimet e Kartës së Atlantikut. Pse po largoheshin luftëtarët nga Kosova? Duke marrë parasysh se operacionet luftarake kundër nazistave gjermanë ne Luftën e Dytë Botërore kishin marrë fund aty nga mbarimi vitit 1944, me të drejtë shtrohet pyetja se, pse i deportuan luftëtarët shqiptarë nga Kosova? Në emër të përmbushjes së radhëve të Armatës IV të Jugosllavisë, për në Frontin VP të bregdetit të Adriatikut “ne saje të të dhënave të publikuara delë se, në mars dhe prill të vitit 1945, u deportuan 22.017 luftëtarë shqiptarë nga Kosova”[3]. Sipas të dhënave që sjellë Azem Hajdini, janë 4310 veta që do të pësojnë nga ploja serbe në Tivar. Në fakt burimet zyrtare potencojnë se, ekzekutues të këti urdhëri ishin “forcat partizane jugosllave, të Brigadës së Dhjetë Malazeze.”[4]. Përgjigja ishte e qartë, se pse planifikohej kjo plojë ndaj shqiptarëve të Kosovës; ajo po bëhej edhe në shenjë hakmarrjeje për humbjen qe kishin përjetuar formacionet ushtarake të partizanëve jugosllavë ne fushëbetejat ndaj luftëtarëve të Shaban Polluzhës në Drenicë. Ndërkaq qellimi ishte largimi nga Kosova i atyre luftëtarëve të cilët mund të bënin rezistencë për vendosjen e pushtetit ushtarak serb, gjegjësisht ripushtimin serb të Kosovës, ne saje të vendimeve të më vonshme.[5] I mbetet historiografisë sonë, studjuesve të historisë politike dhe asaj diplomatike për Evropën Juglindore, që të venerojnë me akribi shkencore, se a ka pasur gjasa që pala shqiptare t
i shamngej këtyre grackave me pasoja katastrofale, që duket se i kanë imponuar ideologët serb dhe penetruesit e tyre në që të dy taborret politike shqiptare të kohës.
Manipulimi me interesat vitale të Kosovës
Ishte pikërisht mungesa e vizionit politik dhe sjellja prej fudullësh krahinor feudal, i gërshetuar me imponimin e elementëve dualist e pa identitet, që e karakterizon klasën e autonomistëve (1974–1981), që e krijoi ndarjen e thellë strukturore, ideologjike e organizative në vitin 1981-1989, por që do të imponohet edhe më keq edhe gjatë dekadës së apart`heijdit, përmes shkrirjes së LKJ-së dhe levave të saj në LDK . Ndërkaq arsyet reale që do ta linin Kosovën pa lidership rel në dekaden e Aparthedit (1989–1999) dhe në vitet e luftës, por që si frymë do të bartet e reflektohet në jetën politike edhe në dy dekadat e lirisë (1999–1919), janë produkt i manipulimit me interesat vitale të Kosovës nga marionetat që ju imponuan spektrit tonë politik e ushtarak.
Vitet e 70-ta dhe sidomos ato të 80-ta do ta karakterizojnë Kosovën si vend ku, krahas oportunitetit politik të autonmistëve dhe vasalitetit të tyre ekstrem në raport me Beogradin, gëlon njëkohësisht edhe politika rinore radikale, që qe kururëzuar me krijimin e një numri të madh grupesh ilegale dhe, nga viti 1987, me një organizatë të strukturuar mire (LPK). Produkt i kësaj veprimtarie dhe, shto këtu edhe rrethanate objektive historike, do të jenë demonstratat e pranverës historike të vitit 1981, që U. Hoti, me të drejtë, do t’i cilësoj si ngjarje që determinuan ,,kthesën historike”, “nyja, pa zbërthimin e së cilës nuk do të ecej përpara”.[6]
Por, në vend që në vitet 90-ta, ato ngjarje të na shërbenin si leksion historie dhe për rrjedhojë të demonstronim pjekuri politike, duke idhënë shtrirjen e duhur horizontale e vertikale organizimit tonë politik, që do të garantonte përballje më të lehtë me fashizmin serb gjatë gjithë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë, në Kosovë dolën në skenë pasuesit politik të ,,Xhymityrrietit”, ndërkaq ilegalja ende nuk po arrinte të rehabilitohej nga arrestimet masive që UDB-ja kishte ushtruar në dhjetor të 1984-ës e janar 1985.
Është pikërisht mungesa e vlerësimit të rolit dhe frymës që sollën në jetën politike demonstratat e vitit 1981 dhe keqpqrdorimi i saj nga klasa autonomiste që do ta krijoi LDK-në, faktori që ndikoi drejtpërdrejtë, që të ndërpriten proceset e inicuara, (Ibrhahim Rugova në vitet 1989–1999 dhe Hashim Thaçi në vitet 1999–2019), “ duke e vënë veten në krye pa ndonjë meritë të veçantë”, siç do të pohonte Ukshin Hoti. Edhe njëri e edhe tjetri, duke u shndërruar në marioneta tipike të qendrave vendimmarrëse politike të huaja, pasi kishin neglizhuar forcën e popullit, projektin për ndërtimin e Shtetit e kishin dorëzuar tek europianët apo amerikanët, duke kompromituar tërë procesin deri në shkallë të absurditetit, pa çarë kokën se kështu po manipulonin me interest vitale të Kombit.
Ka një prirje të theksuar në botën akademike pqr ta cilësuar këtë frymë recidive të politikës ndër ne, vetëm si produkt i bajraktarizmit ose rrjedhojë e injorancës politike, (kjo do të ishte gjithesesi e keqja më e vogël), por të dhënat arkivore, jo rrallë, flasin se prapa këtyre sjelljeve e qëndrimeve janë agjendat politike të Beogradit dhe aleatëve të tyre.
Le të potencojmë dy fakte kokëforta:
- Në krye të Shtetit dhe institucionit më të lartë të Sigurisë (Shërbimit Informativ Kombëtar) në Tiranë, në prag të luftës, fillimisht kishim Salih Berishën dhe Bashkim Gazidedën, ndërkaq ata do të pasohen gjatë viteve 1998/99 me Fatos Nanon dhe Fatos Klosin. Ku kishin kryer specializimet në rrafshin professional e shtetëror kjo katërshe e famshme? Në Francë. E rastësishme? Vështirë e besueshme.
- Në krye të puçit ndaj LPK/UÇK-së ishte katërshja e famshme: Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Azem Syla. Ky i fundit se ç
na lidhet me vrasjen e Ibush Kllokoqit zyrtari ilartë ishërbimit serb në Prishtinë në vitet 1979–1999! Ndërlidhja e Hashim Thaçt me Shërbimin ushtarak frëng tashmë është sekret publik; fuqia që kishte Xhavit Haliti për ta degdisur brenda 48 orëve Kryesinë e LPK-së nga Tirana dhe Shqipëria në maj 1998, ishte gjithëse si rezultat ilidhjeve të tij të shumëfishta me Fatos Klosin dhe urdhëdhënësit e Fatosit. Marrja e UÇK-së nën kontrollin e plotë të kësaj katërshje, pastaj ishte çështje e kryer. fakt notar. Pasojat dihen. Ku kishin kryer këta pjesëtarë të kësaj katërshje famoze specializimet para e pas luftës. Në Francë... Është edhe ky fakt i rastësishëm? Vështirë të jetë e besueshme! Nuk ka nevojë të ndalemi tek arsyet që ndikuan në ngritjen në fetish të personit të Ibrahim Rugovës, meqë roli itij gjatë luftës, e sidomos në Konferencën e Rambujesë, do të jetë minor, i papeshë. Ndërkaq mënyra se si erdhi ai në krye të LDK-së dhe si e përse qe shndërruar në lider i pakontestueshëm i shqiptarëve në Kosovë, është tashmë temë e ezauruar. Dilemat e klasës politike ➢ Si ndodhi që, në çastet kur pritej strukturimi i kënaqshëm të ilegales idealiste, pasi kishte dështuar krijimi i ushtrisë nën udhëheqjen e Ministrisë së mbroitjes së qeverive Bukoshi në ekzil, pra pikërisht kur po mirrte trajtë ,,Riinkarnim” i ,,lidhjes së Prizrenit” në trupin e LPK/UÇK-së, ajo të mbetej pa ideologun e saj real — Ukshin Hotin, pa pasuesit e tij eminent: Afrim Zhitinë[7] e Behadin Hallaqin? ➢ Ku ishin degdisur bashkmendimtarët dhe bashkveprimtarët e tyre, që ishin dëshmuar në çengenat e torturës që ushtroi UDB-ja ndaj tyre, por edhe në debatet profesionale e politike edhe në aulat e univerziteteve prestigjioze nga ai i Zagrebit, Lublanës, Bonit, Bohumit, Basel-it e deri te ata në Njujork? ➢ Si ndodhi katapultimi i injorancës në Drejtorinë politike të UÇK-së dhe më pas në krye të institucionit të Republikës?! ➢ Pse Gjykata Speciale, që qe votuar nga legjislatura e pestë, është produkt gjithëashtu i mendësisë nënshtruese, mercenarizmit politik, injorancës e cinizmit politik? Vetëm duke veneruar pozitën e Qeverisë së Nolit (1924), pasi kasha lexuar librin e Profesor Arben Putos “Demokracia e rrethuar” , ku na shpërfaqet insistimi igjithë aparatit shtetëror serb për ta rikthyer e instaluar feudalin e Matit në krye të qeverisë në Tiranë, në janar të 1925-es, do ta kemi më të qartë se si dhe pse ndodhi që në krye të Republikës së Kosovës, për gadi 20 vjet rresht, duke përjashtuar Qeverinë Kurti, u mbajtën qeveritë e stërmbushura me injorantë politik e marioneta ngjyrash nga më të ndryshmet! ➢ Përse një politikan konservator e tepër dinak nga Mati, kishte arritur të bëhej bartës i kundërrevolucionit të dhjetorit 1924 dhe ta rrëzojë qeverinë më liberale të kohës në Europë, e njëkohësisht ta detyrojë kryeministrin nga më eruditët që kishte ndonjë shtet europian ikohës, siç ishte Fan. S. Noli të mirrte arratinë? ➢ Çfarë rirreshtimesh na presin në përplasjet e pritshme mes ish aleatëve perendimor dhe çarjes së thellë që po pëson aleanca euroatlantike (Turqi: SHBA, Britania e Madhe: Franca: Gjermania, Poloni: Gjermani, Turqi: Greqi…) dhe cili do të duhej të ishte në këtë kuadër pozicioni më i mirë për Kombin tonë? ➢ Çfarë roli luan islami politik në krejt këto ndeshtrasha të kohës në raport me të ardhmen e Kombit tonë? ➢ Ç
leksion historik po i jipet forcave progresive (dhe atyre revolucionare) në Evropë përmes krijimit të Gjykatës Speciale, që për objekt trajtimi ka UÇK, duke ilënë anash, nën çilim, krimet serbe?!
Janë këto pyetje e dilema të parashtruara në formë tezash, që kërkojnë shpjegime të hollësishme, nëse duam të kemi konkluza racionale e të dobishme për të ardhmen e Kombit.
Nëse klasa jonë politike e stërmbushur me mujsharë, injorantë e cinik të llojit të vet, që janë të krahasueshëm vetëm me Fushenë, nuk duan e nuk dinë të nxjerrin konkluzionet e duhura, atëherë, ajo lagje e saj e dëshmuar për atdhedashuri e dije, tok me botën akademike, do të duhej, jo vetëm të kishin përgjigjet e duhura në këto e dilema të parashtruara në trajtë tezash, me të cilat po na konfronton realiteti politik, por edhe ta kishin tashmë platformën politike që unifikon Kombin dhe mundëson përballjen, duke igarantuar atij (Kombit) përspektivë europiane.
Në verën e hershme të vitit 1989, fill pas një takimi të niveleve të larta mes Bonit dhe Moskës, ishte bërë publike një deklaratë e Ministrisë së Jashtme Gjermane, ku potencohej roli i pazëvendsueshëm i SHBA-ve për Evropën. Pak javë pas kësaj deklarate, siç potencon Hans- Dietrich Genscher (ish Ministri i Jashtëm gjerman) ne kujtimet e tj, ai ishte pyetur drejtpërsëdrejti nga Jacceues Delors, atëbotë president i Komisionit të BE-së, lidhur me qendrimin që do të duhej të kishte Brukseli në raport me Berlinin Lindor (DDR), në atë vlug ndryshimesh që po ndodhnin në Gjermaninë Lindore. A do të duhet që Brukseli të mbajë pozicionin që garanton përafrim gradual me Republikën Demokratike Gjermane (DDR), duke i ofruar asaj mundësinë e të qenit shteti i 13-të i BE-së, apo…? (Atëbotë BE-ja kishte 12 antarë.SR)
Ministri i jashtëm Gjerman H.D Genscher, pa ekuivok, i jep përgjigjen e duhur kolegut të tij, duke vazhduar pothuajse mendimin aty ku ai e kishte ndërprerë. ,, Nuk është fjala këtu që Republika Demokratike Gjermane (DDR) të jetë shteti i ri anëtar i BE-së, por Republika Federale Gjermane duhet të zgjerohet tutje, duke përfshirë brenda saj RDGJ si pjesë e Gjermanisë së bashkuar, e me këtë ajo, DDR-i, do të ishte automatikisht pjesë edhe e BE-së.” Këtë qëndrim të etabluar tashmë të Bonit zyrtar, përfundon H.D.Genscher, Delors, e miratoi plotësisht. [8]
Klasa jonë politike edhe pas 20 vjetësh të çlirimit të Kosovës nga Serbia dhe po kaq vitesh përpjekjeje për integrim të Shqiprisë dhe shqiptarëve në BE, nuk ka një qëndrim dinjitoz, meritor për të ardhmen e Shqiprisë dhe shqiptarëve në BE! Do të mjaftonte ky paragraf i shkurtër i cituar këtu nga libri me kujtime i H.D.Gensherit, thjeshtë të “kopjohet”, respektivisht të mirret për model, që ta kemi të qartë se dialogu i mirëfilltë për integrim të Shqiprisë e shqiptarëve në BE, e në këtë kuandër edhe i Kosovës, do të pasojë tek pas qartësimit të këtyre raporteve, respektivisht para ose njëkohsisht e në hap me integrimin e Kosovës si pjesë integrale e Shqipërisë (si Federatë shqiptare) në BE.
Meqë Shqipëria politike tashmë është pjesë e strukturës euroatlantike, ristrukturimi iShqipërisë në Federatë, do të konsiderohej thjeshtë si zgjerim, respektivisht bashkim i Kosovës me trungun e saj natyral, krejt ngjashëm me rastin e Gjermanisë.
Prandaj, deklaratat e tipit se “ ne bashkohemi në Bruksel” janë, më e pakta që mund të thuhet, shprehje e dilentatizmit politik dhe injorancës.
Kur mungon kauza politike
Dy republikat shqiptare, nderkohë, po jetojnë epokën e tranzicionit shoqëror politik të tejzgjatur. Shteti i së drejtës mbetet tutje ideali i papërmbushur. Republika e Kosovës kaherë është shëndërruar në peng të llojit të vet, i një strukture që ka kapur shtetin; ajo strukturë herë identifikohet me akronimin SHIK e herë PDK, megjithëse është e njejta përmbajtje. Në qarqet evropjane kjo strukturë, jo rrallë, identifikohet me mafian politike. Për pasojë, në dhjetor 2014 dhe janar 2015 kishim ekzodin masiv, i krahasueshëm me atë të epokës së Millosheviqi!
Por, a mund të venerohet edhe gadishmëria për ikje nga liria, si produkt vetëm i injorancës politike, apo më shumë edhe si mungesë e kauzës politike që e shquan këtë brez të të rinjëve tanë? Gjithësesi injoranca politike e brezit paraprak, e prindërve dhe mësuesve të të rinjëve të lindur në prag të luftës, respektivisht në dekaden e fundit të shek. 20-të dhe kjo e lindura fill pas luftës, respektivisht në agsholin e lirisë, që përkon me fillimin e dekades së parë të shek. 21, është ajo që ka prodhuar mungesën e kauzës politike.
Nëse brezi i idealistëve progresiv pas LDB, e sidomos ai pas rënjës së A.Rankoviqit (1966, ministër i brendshëm i Jugosllavisë), kishte shndërruar në kauzë mbijetesën, që nënkuptonte idealin për ruajtjen e vazhdimsisë shqiptare në Kosovë e vise shqiptare në Maqedonin e Veriut dhe Mal të Zi, pra aty ku ishin ata autokton, ndërkaq pas plenumit të Brioneve (1966) do të fillonte beteja politike e iluzioniste autonomistëve për ,, Barazi politike” brenda sistemit politik të RSFJ-së. Por atbotë, duke qenë tutje Kosova si pjesë e Federatës jugosllave, krahas idealistëve autonomistë, një krah i të cilëve mund të cilësohen si nacionalistë institucional (shih studimin e Qani Mehmedit me titull “Shtetëformimi i Kosovës”,Prishtinë 2011). Krahas kësaj pikëpamjeje e rryme politike, do të thellohej e zgjerohej veprimtaria e idealisteve nacionalistë progresiv të ilegales, që kulmoi me krijimin e bazave të shëndosha të ilegales, e që e kishin shëndërruar në kauzë të vetën bashkimin e Kombit, që ishte një lloj amalgam e dy brezave” atij të 1968-ës, që nuk ishte kënaqur vetëm me statusin e autonomisë kulturore dhe brezi i idealistëve të vitëve 80-ta, që tok do ta shëndërrojë në kauzë Republikën.
Kjo kauzë do të jetë flamur i rezistencës për gadi dy dekada, derisa do të mirrej vendimi për krijimin e UÇK.
Vendimin për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e afirmuar me akronimin UÇK, do ta marrë Mbledhja e Katërt e Përgjithshme e Lëvizjes Popullore të Kosovës, më 27 Korrik 1993, mbajtur në Prishtin (në shtëpinë e Prindërve të njërit prej drejtuesve të saj — Fatmir Brajshori). Meqë gjatë vitit 1994 ishin bërë një mori sulmesh e aksionesh guerile, Kryesia e LPK-së, në mbledhjen e saj më 17 nëntor 1994, do tëvendoste që ta emërtojë formacionin ushtarak si: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke filluar të lëshojë komunikata me sigël dhe emblemë të saj, shkruan Ibrahim Kelmendi, njëri nga tre themeluesit e LPK-së. Këtë fakt e pohojnë edhe anëtarët tjerë të kryesisë së LPK-së.
Kauza për Republikë do të shndërrohet ndërkohë në kauzë për Liri e vetëvendosje deri në shkëputje, të cilën do ta bëjnë realitet armët e UÇK-së më 12 qershor 1999, ndërkaq asaj kauze ky brez do t’ia bashkangjes edhe kauzën për demokraci.
Brezi aktual i të rinjëve nuk po arrinë ende ta shëndërrojë ne kauzë të tij ndërtimin e Shtetit të së drejtës, me çka do të kontribonte në funksionalizimin e Republikës, por edhe selitjen tutje të kauzës për bashkim kombëtar. Duket se zgjedhjet e 6 tetorit 2019, sinjalizuan pikërisht këtë gjakim të këtij brezi, duke mëtuar që atë ta shndërrojnë në kauzë politike.
Ky brez nuk guxon asesi, qoftë edhe instiktivisht e në heshtje, ta pranojë logjikën e nënshtrimit dhe ta marrë ikën! Kështu ai do ta mirrte si barrë edhe mallkimin historik. Rilindja e nacinalizmit progresin urban, e trupzuar tashmë tek Lëvizja Vetëvendosje! më jep shpresë se ky mallkim do të shmanget.
Fashizmi i epokës sonë në ngritje
Shkrimtari italian me origjinë hebreje, Primo Levi, përndryshe i mbijetuari i Holokaustit, kishte shkruar, duket në qaste dëshprimi e reflektimi racional për epokën e pas LDB, se “secila epokë ka fashizmin e vet”. Në kapitullin e 15 të librit të saj me titull sinjifikativ “Fashizmi — paralajmrim”, ish Sekretarja e Jashtme e SHBA-ve, Medlin Olbrajt (Madeleine Olbright), në vitet kur UÇK po shënonte kthesën e madhe në historinë e Kombit, tek shkruan për presidentin aktual (D.Tramp), me dhimbje pohon se, po, pajtohet me gjykimin e Levit, duke shprehur kështu shqetësimin e saj edhe publikisht për prezencën e frymës së fashizmit edhe në SHBA, që reflektohet përveç tjerash, edhe përmes “mungesës së respektit për të Vërtetën nga ana e Presidentit”. [9]
Të indunjuarit në Spanjë, Greqi, Itali… në Evropën Jugore e Juglindore, për disa vite radhas, në dekadën e dytë të shek.21, tronditën e përmbysën skenën politike (rasti ifitores së SYRIZ-as ishte më emblematiku), por ata nuk ia arritën dot të krijojnë struktura të qëndrueshme politike për përballje e beteja politike afatgjata. Jo rrallë, kjo masë e të indinjuarve u përfaqsua nga palaqot politikë (rasti i Italisë me herët, ky aktual në Ukrainë etj.), do të shoqrohen gjithësesi me frustrime politike. Indinjimi i përshkallzuar në përmasa të zemrimit politik, pa një organizim të mirëfilltë politik dhe duke e ndalur angazhimin politik para se të arrihet masa kritike, nuk prodhon dot rezultatet e duhura në lëvizjet politike. Rejedhimisht, na duhet të rikthehemi tek roli i individit në lëvizjet shoqërore në rastet e shënuara historike, nëse duam ta kemi më të qartë raportin në trekëndshin: Individ-Shoqëri-Shtet i së drejtës.
Roli i individit në çastet e veçanta historike
Në historinë tonë politike nuk e kemi të vështirë të nxjerrim konkluzione të qëndrueshme, se çfarë do të mund të ishte rrjedha e historisë dhe vetë fati i Kombit në shek.20-të, nëse i analizojmë me objektivitet maksimal dy epoka të saj nga më të jashtëzakonshmet, e qw ndwrlidhen me fatin e Kosovës, këtij krahu të Shqipërisë Verilindore:
- Kryengritja gjithëpërfshirse për pavarsi (1910–1912) dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, a do të bëhej dot pa kontributin kolosal të Hasan Prishtinës, respektivisht nëse ai brez idealistësh nuk do të përfaqësohej nga ky korife i kombit? A do të ishte organizuar kryengritja masive në Kosovë?
A do të marshonin ashtu të disiplinuar deri në shkallën e madhështisë, ata 30.000 luftëtarë të lirisë, kryengritës të mbledhur në Ferizaj, drejt kryeqendres së vilajetit -Shkupit, në korrikun e vitit 1912, nëse atyre nuk do t’ju printe Hasan Prishtina?
Kjo kryengritje a do të kurorëzohej më 28 nëntor me aktin e shpalljes së pavarësisë, pa aktivitetin diplomatik të orëve të fundit, që ndërlidheshin aq shumë edhe me orët e fundit të historisë, pa të urtin Ismail Qemaili?
A do ta kishim Shqipërinë, a do të mbijetonte Kombi, pa këta dy personalitete të tij në ato orë të liga të historisë? - Pa ruajtjen e selitjen e strukturës ilegale, atyre grupeve e organizatave ilegale brenda të cilave vepronin atdhetarë eminent, përkushtimi i të cilëve do të kurorëzohej më 17 Janar 1982 me themelimin e LPK-së nga treshja e njohur Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla e Ibrahim Kelmendi, ndërkaq do të pasohej më 1994 edhe me krijimin e UÇK-së, ku do të ishte Kosova sot?
Pa rolin e veçantë që pati ideologu i këtij krahu politik- Ukshin Hoti e timoteu i kësaj epoke — Adem Jashari cili do të ishte fati i Kosovës sot?
Duke analizuar këto epoka të historisë sonë, të çliruar prej çfardo ngarkesash ideologjike, ne do të kemi mundësinë ta ndërtojmë të tashmen dh eta parashikojmë të ardhmën tonë. ,,Është krejtësisht e vërtetë, atë çka e thotë filozofija se, duhet ta kuptojmë jetën edhe duke e njohur të kaluarën. por, shih për këtë, nganjëherë harrohet fjalia tjetër e këtij mendimi të artë filozofik, se “ne duhet të jetojmë sot dhe të ardhmen,”[10] rezonon Kierkegaard-i.
Por, që të arrijmë në konkluzione të kësaj natyre kritike, dashurisë ndaj historisë dhe personaliteteve që kanë bërë kthesa epokale në historinë e Kombit, kemi nevojë t’ia nënshtrojmë mendimit metodik, si një produkt i ndërlidhjes dhe marredhënieve tona edhe nga largësia (kohore) me idetë ndriçuese të personaliteteve të dijes, qofshin ata edhe nga e kaluara e largët.
Injoranca politike dhe arrivizmi për pushtet i elitës dhe klerit Sunit islam të Kosovës (1912) e pengoi shumë misionin e Hasan Prishtinës; kjo injorancë jo vetëm politike, por edhe gadishmëria për kolaborim me pushtuesin për një çik pushtet qoftë edhe në Shtetin e pushtuar !), e verboi një pjesë të madhe të të ashtuquajturit ,,krah nacionalist” gjatë LDB, duke u rreshtuar prapa fashizmit dhe kundër rrjedhës së natyrshme të historisë. Është pikërisht injoranca politike e krerve të LDK-së, sado e maskuar me tituj akademik (kryesisht letrar), por edhe arroganca e olhokratëve anarkist të LPK-së, që ushtruan puçin brenda LPK/UCK-së (maj 1998, e që tok, të mbështetur nga segmente të fuqishme të konservatorëve evropian, që duket se kanë të përbashkët shumëçka të ndjesisë së Hitlerit kundruall socialdemokracisë (gjermane) që pat shpërfaqur ai në vitin 1933, që do ta shëndërrojnë Republikën e Kosovës në shtet jofunksional, rrjedhimisht buzë dështimit, madje edhe pas mrekullisë –çlirimit (1999) dhe shpalljes së pavarësisë (2008).
Këto teza të parashtruara në këtë ese, gjithësesi kanë nevojë për zbërthim të shumëanshëm nga studjuesit tanë me integritet intelektual e moral.
Brezi i studjuesve të rinjë që po vjen, duke marrë në konsideratë konkluzat e studimeve multidisiplinare për këto çështje të shtruara këtu, pa dilemë, do t’i kontribuojnë shumë historisë sonë politike, të sotmes dhe të ardhmes së Kombit.
Shqiptarët nuk janë beduin arab
Shqiptarët kishin përvëtsuar vlerat e demokracisë liberale, duke i inkorporuar në platformat politike që në epokën e Rilindjes. Sami Frashëri në veprën e tij të njohur “Shqipëria çka qenë, ç
është e ç`do të bëhet” shprehet happur kundër moonarkisë, si rend juridiko-kushtetues dhe merrë në konsideratë mendimin politik autokton mbi Pleqësinë, si formë e udhëheqjes kolektive, demokratike, duke rikujtuar mendimin e Strabonit mbi këtë formë të qeverisjes që ai kishte veneruar tek ilirët.
Idetë demokratike, antimonarkike të Samiut nuk ishin të rastësishme. Le të kujtojmë një fakt: është pikërisht Samiu ai që më 22 qershor 1878 do të publikojë esenë mbi socializmin si rend shoqëror e politik[11]. Kjo ese do të hyjë në histori si e para e shkruar nga një autor shqiptar mbi socialdemokracinë, pra si kontributi i parë teoriko-politik mbi të majtën politike ndër shqiptar.
Ndërkaq në vitet pas Kongresit të Lushnjës, demokracia liberale si sistem politik ishte aplikuar në jetën politike dhe parlamentare. Statuti i Lushnjës i jipte Senatit de fakto kompetenca të parlamentit të vendit, ndërkaq Statuti i Zgjeruar i Lushnjes, sanksiononte një tjetër parim të njohur — atë të pavarësisë së gjykatave.
Qeveria e Nolit në programin e saj të publikuar e miratuar më 19 qershor 1924, parashihte një varg reformash që synonin futjen e vendit në rrugën e zhvillimit demokratik. Ndonëse Qeveria e Nolit nuk arriti të hartojë asnjë nga kodet e parashikuara, fryma demokratike për legjislacionin e ardhshëm shqiptar spikat si në dekretligjet që nxori, ashtu edhe në idetë e projektet e saj për reformat juridike.[12]
Pas pathuajse gjashtë dekadash nën diktaturë (dhe pushtim), Shqipëria dhe gjithë hapësira shqiptare nën Jugosllavi, me shembjen e BRSS (1992), po i rikthehej demokracisë liberale të ndërprerë në dhjetor 1924.
Në Kosovë, po edhe në hapsirën tjeter shqiptare në ish Jugosllavi, gjakimi për demokraci po lindëte bashkë me idealin për Liri. Duke qenë se Kosova mbetej tutje, edhe pas rënies së sistemit komunist jugosllav, koloni e Serbisë, nuk mund të flitej për farë demokracie e as për demokraci liberale, meqë parimet e lirisë dhe shtetit të së drejtës, institucionet që do të dilnin nga zgjedhjet e lira në funksion të realizimit të vullnetit politik të popullit, Beogradi i ndalonte rreptësisht. Sidoqoftë, një lloj improvizimi i jetës politike bazuar në organizimin e shumë partive politike, kishte krijuar iluzionin se Kosova po bënte hapat e parë të rendit demokratik liberal, meqë po “bënte jetë institucionale” të shtetit parallel! Ky tip i institucionalizmit të jetës politike, të cilit i printe LDK-ja, për fat të keq, rezulton të ketë qenë i kordinuar mes Beogradit dhe Perendimit, para së gjithash me mbështetjen e nën mbikqyrjen e Francës dhe Austrisë. Kjo formë e organizimit politik të “shtetit” kuaziparalel, me kushtin që të ruhej rendi juridik, sigurija dhe stabiliteti politik, fundja ishte ipranueshëm për Beogradin, meqë ishte në përputhje me agjendën politike dhe vetë strategjinë e tij, që do ta aplikojë gjatë gjithë dekadës së fundit të shek. 20-të, fillimisht me sigurimin e zgjerimit drejt perendimit (krijimit të Republikës Serbska në Bosnjë), e pastaj me nënshtrimin total të Kosovës, respektivisht aplikimin e planit “Patkoi”, që nënkuptonte shndërrimin e Kosovës në Toplicë të dytë.
Këtë trajtë të organizimit politik, nën petkun e lirive fetare e etnike, Serbia ia kishte toleruar një kohë edhe liderëve të tipit të Ferhat Dragës dhe ,,Xhamhurietit”, e cila forcë mblidhte shqiptarët, boshnjakët dhe turqit (si entitete etnike muslimane), që jetonin në shtetin serb, e që pati arritur t’i ketë një kohë 14 deputetë në Parlamentin serb, fjalimet e ndonjë mocion[13] i të cilëve pavarësisht motiveve të mira, nuk kishin kurrfarë efekti praktik. Por, në çastin kur ajo organizatë (Xhymhyrieti) po mëtonte të mvetësohej, duke ju kundërvënë projektit shtetror për shpërnguljen shqiptarëve për Turqi, shteti serb reagon ashpër, duke vrarë Nazmi Gafurrin, njerin nga aktivistët më të vëçantë të ,,Xhamhurietit”.
I ashtuquajturi fenomen i pluralizmit politik në epokën e apart`hejdit në Kosovë (1989–1999), për ironi të fatit, merr konotacionet që kishte demokracia liberale 250 vjet më parë, në agsholin e saj, pikërisht në djepin e saj — në Britaninë e Madhe. ,, Sistemi politik i vendeve si Britania e Madhe dhe SHBA-së, nuk ishte themeluar me qëllim që të aplikojë demokracinë si rend politik, por me qëllim që ta pengojë atë”, shprehet shqeto Yascha Mounk.[14] Tek më pas, kur institucionet që i ngriti sistemi politik në fjalë, vetë do të insistojnë që ta zbatojnë gradualisht vullnetin politik të qytetarëve, do të fillojë të vihet në jetë demokracia liberale që njohim sot.
Pavarsisht ndarjes së hekurt të Kombit (1913), projekteve për zhdukje e asimilim, të jetës së rëndë nën mënxyrën e kolonializmit të egër që po aplokonte Beogradi, madje as edhe në epokën e apart`heijdit në vitet 90-ta, as nga LDK-ja e as nga koloboratorët e hapur, aparati shtetwror i Serbisw, nuk ia kishte dalur dot të krijoj një qeveri kuislinge, madje edhe atëherë kur i duhej shumë për shmangjen e presionit dhe pezullimin e çfardo vendimi për ndërhyrjen e pritshme të NATO-s. Ndërkaq me idenë që ta çajë Kombin më dysh, përmes krijimit të të ashtuquejturit ,,Komb kosovar”, kishte pësuar fiasko të plotë.
Çuditërisht kjo tendencë e të ashtuquajturit “Komb kosovar” do të rikthehet sërish në jetë, pikërisht pas luftës, atëherë kur ajo do të duhej të konsiderohej si e vdekur! Duke e risjellë këtë projekt në agjendën e tij, përmes një lagje injorantësh politik dhe kozmopolitësh e kuislingësh modern të paguar mirë, Beogradi sërish po dëshmojë se nuk heq dorë nga projektet hegjemone të tij, nëse e kërkon nevoja edhe duke ,,riinkarnuar” sindromin esadist tek një pjesë e elitës politike kosovare.
Një vend cilësohet demokratik, atëherë kur i ka mekanizmat institucional të aftë të implementojnë pikëpamjet politike të qytetrimeve në mënyrë të prekshme e të ndjeshme. Por, në një varg shtetesh, ku në këto dy dekadat e para të shek.21, sistemi politik po rrëshqet nga ai i demokracisë liberale në demokraci iliberale (Poloni, Hungari…), përfshirë këtu edhe dy republikat tona, madje edhe në sferat ku kushtetuta i garanton popullit se duhet të jetë zot i fatit të tij dhe atdheut (në mbrojtjen e pavarsisë dhe integritetit të Republikës), mekanizmat institucional (Parlamenti, AKI-ja, Policia, Gjyqsori…) që do të duhej të ishin garant i mbrojtjes së atij vullneti politik, me ndërhyrjen nga jashtë të mekanizmave dhe grupeve të interesit, ndikimi i popullit tek qeveria e tij minimizohet ose pezullohet tërsisht. Produkt i këtij degjenerimi moral e institucional ishin marrëveshjet me Serbinë (2013; 2015; 2018). Kjo e fundit, që është parafruar dhe mbahet sekrete, cenon rënd integritetin, meq bëhet fjalë për ndarjen e vendit, respektivisht aneksimin e veriut nga ana e Serbisë! Si e tillë ende mbetet e fshehtë, por me mundësi të mëdha që t’ju imponohet mekanizmave institucional të Republikës për legjitimim dhe formalizim në qastet e favorshme për Serbinë. Ky imponim do të jetë edhe më i mundshëm n’rast se edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, me akrobacione politike dhe me mbështetje nga jashtë, “Blloku i së keqes” — PDK/LDK e C0) i imponohen Republikës, degradimi politik dhe dështimi i Shtetit do të jetë pothuajse akt i kryer!
Që nga viti 2010 Kosova, sipas parametrave matës të demokracisë liberale, ka rrëshqitur vazhdimisht në terrenin e ,,diktaturave kompetitive”.[15] Në këtë lagje shtetesh, zgjedhjet me pjesëmarrje të shumë partive zhvillohen vazhdimisht, duke ruajtur tutje kuptimin pse organizohen, por njëkohsisht, qeveria i siguron vetes përparsi në garë dhe ajo, pra gara, asesi nuk i nenshtrohet rregullave dhe procesit të lirë. Këtë tip demokracie Yasha Mounk, profesor në Universitetin e Harvardit e cilëson si ,,Oligarki kompetitive”, që i përshtatet më së miri rastit tonë.
Ndarja e Kombit dhe e Atdheut (1913) kishte lënë pasoja të thella në procesin e unifikimit dhe forcimit të shtetit — komb, ndërkaq tek pjesa e pushtuar edhe në formimin dhe pjekurinë politike. Vetëm falë vullnetit të madhë për liri e arsim, asaj fryme iluministe që e shquante një pjesë të mirë të Kombit që nga epoka e Rilindjes, gjakimi për liri dhe bashkim kombëtar mbeti përherë flakadan i pashuar që qe trupëzuar tek ilegalja jonë.
Sidoqoftë, injoranca politike, jo rrallë e paketuar dhe e lidhur me fjongo ari (edhe në formë diplomash), ka mbërthyer jetën politike, kulturore, por edhe moralin e shoqërisë… edhe tashti, dy dekada pas gëzimit të Lirisë! Ajo shfaqet kudo: në istitucionet politike, në ato të arsimit, në kulturë, në sferën e religjionit… kudo!
Përmes doktrinës politike të Islamit fashist, injoranca dhe cinizmi, ndërkohë, kanë depërtuar edhe në familje! Thellësia strategjike e neootomanëve ka pushtuar institucionet shtetërore e shoqrore në përmasa tepër të frikshme. Tendencat e hapura për t’kërkuar aleatë në Lindje, rrjedhimisht per t’ia kthyr shpinën Perendimit në emër të ruajtjes së pushtetit, janë produkt jo vetëm i injorancës dhe cinizmit politik, por edhe përpjekje e hapur e ambalazhimit ideologjik të tradhtisë. Krejt kjo bëhet në ditën me diell dhe në emër të rirreshtimit gjeostrategjik që gjoja po na e imponoka Perendimi!
Shih për këtë, neotomanëve tanë duhet t’i kundërvihet Kombi si tërsi, elita kulturore e tij në radhë të parë, duke e bërë të qartë se, interesat jetike të shqiptarëve nuk janë e nuk mund të jenë të ndara nga interesat e Evropës dhe Perendimit. Përkundrazi, ato janë identike.
Në Prishtinë, ndërkohë, nuk guxojmë ta reprizojmë çoroditjen me efekte negative në orjentimin gjeostrategjik, siç i kishte ndodhur elitës sonë ne korrik të 1912 –ës në Shkup. Hapja e dyerve hapekrah për neoatomonët ndërkohë, është po aq e rrezikshme, në mos edhe më shumë, se tendenca për marshim nga Shkupi drejt Selanikut në korrik 1912! Por, nëse tendencën e hapur për ,,shkatrrimin e shpirtit” nga ana e pushtuesve turq e kishte veneruar Pjetër Bogdani, prandaj edhe e potenconte në shenj alarmi në një prej relacioneve të tij nga më të njohurit[16], injoranca politike sot i futë veshët në lesh e kokën në rërë, si struci, përballë penetrimit publik të frymës neootomone gjithandej në institucione shtetërore e madje edhe në familje!
Bogdani i kundërvihej në kohen e tij këtij objektivi strategjik turk, duke insistuar që “me çdo kusht të sigurojmë ndonjë libër “, pra përmes arsimit të të rinjëve dhe popullit përgjithsisht, ditën me qëllim që ,,misionarët dhe priftërinjtë në këto vende do të ngadhnjenin mbi errësirën e injorancën “.[17] Pushtetarët tanë u japin leje veprimi lloj-lloj shoqatash e shkollash turke e arabe për ushtrimin e ndikimit të tyre ideologjik e politik, me tendenca të hapura për t’na kthyer sërish “në errësirën e injorancës”. Por, nëse Pjetër Bogdani, si njeri ndër mendjet më të ndritura të Kombit, jo vetëm në kohen e tij, e si atdhetar i mirëfilltë, me veprën e tij ishte ,,nisur nga parimet e ngritjës së vetdijës kolektive të popullit”, me qëllim të qartë që të hapë shtigje dinjitoze “kah vlerat evropjane”, ca prej liderve tanë politikë dhe krerët e bashksive islame ( në Shkup, në Prishtinë e në Tiranë), pjesa dërmuese e tyre, pas gadi katër shekujve, të mbytur në injorancën politike dhe dogmën ideologjike, të yshtur për pushtet, janë në gjendje t’shndërrohen në vasal të neootmanëve e në marioneta të Beogradit pa çarë kokën për dëmin që po ia bëjnë Atdheut! Këto veprime, nuk do të duhej të toleroheshin!
Por, a janë të izoluar këta lider politikë dhe udhëheqës të klerit sunit ndër ne nga elita jonë kulturore dhe populli, siç do të duhej të ishin?
Fatkeqsisht, duhet ta pranojmë,jo!
Sipas filozofit gjerman Sloperdik, ky lloj cinizëmi, ka nisur me elitën.
E njejta, duket, ka ndodhur dhe po ndodhë edhe me elitën tonë. Shih për këtë, kjo elitë politike jona, sillet si çdo “egoist mendjendritur”.[18]
Trajtimi i këtyre fenomeneve politike me përgjegjësi dhe racio të ftohtë, do t’i ndihmonte jo vetëm përballjes sonë me intencat e imperializmit kulturor e ideologjik të neootomanëve, por edhe për vetëdijsimin lidhur me urgjencën për integrim të brendshëm kombëtar. Shih për këtë, qëndrimi pa ekuivok në pozicionet autentike ideologjike, tevona, do të gjejë mbështetje tek faktorët gjeopolitik të Perendimit, që duket se janë irituar nga injoranca e ca prej liderve tanë politik dhe cinizmi i tyre banal.
Intenca për ta nënvlersuar takimin e Berlinit, i inicuar e ftuar nga kancelarja Angela Merkel, ishte shpërfaqja më bizare e këtij cinizmi banal.
Në këto rrethana që po kalojmë, është më se urgjente që në krye të dy republikave tona, të sjellim personalitete politike me dinjitet, nacionalistë progresiv, me dije, por edhe orjentim të qartë perendimor.
Gjatë procesit të ribashkimit të dy Gjermanive, mendjet e kthjellta politike të Gjermanisë Federale për t’siguruar mbështetjen e aleatëve përendimor, para se gjithash të SHBA-ve , Francës dhe Anglisë, jo vetëm në dokumentet bazë që precizonin nstrategjinë gjermane, por edhe në takimet kokë më kokë, potenconin faktin se Gjermania e bashkuar mbetet tutje fuqishëm e lidhur me Perendimin-institucionet e sigurisë që kishte krijuar Perendimi — NATO-n, e njëkohësisht edhe pjesë aktive e Bashkimit Evropian, si struktura garantuese e Paqes dhe e Sigurisë.[19]
Vetëm duke i lexuar kujtimet e ish ministrit të jashtëm gjerman, që cilësohet si më i suksesshmi në historinë e diplomacisë gjermane, mund ta kuptojmë diferencën e thellë që ka elita gjermane me atë shqiptare në rrafshin e ndërtimit dhe aplikimit të strategjive me interes jetik nacional.
Genscheri psh. në takimin që kishte me Ministrin e Jashtëm Britanik, Sir Douglas Hurd, më 29 Nentor 1989, mirrte përgjegjen e drejtëpërdrjtë nga ai duke pohuar se, zgjerimi i proceseve integruese, respektivisht ,,udhëheqëja e përbashkët e Evropës, në këtë plan, nuk mund ta anashkalojë Gjermaninë”[20], që de fakto nënkuptonte çështjen e bashkimit të saj. Por pavarsisht këtij qëndrimi të z.Hurd, kryeminisrja e Britanisë së Madhe, Margaret Theçer, kishte rezervat e saj lidhur me bashkimin e Gjermanisë. Atë botë ajo nuk ngurronte së përsërituri faktin se, “ndryshimi i status-quosë kërkon qasje të kujdesshme”!
Sidoqoftë ky fakt, nuk e zbrapste fare Genscherin nga idealet e tij, duke këmbëngulur tutje për shfrytëzimin e çastit historik që po i afrohej gjermanëve për ribashkim.
Por, nëse Evropa atë botë nuk mund të mirrej me mend që të zgjerohej drejt Lindjes duke anashkaluar ribashkimin e Gjermansë, si ka mundësi sot që të integrohet Evropa Juglindore, duke ua imponuar shqiptarëve ndarjen në dy republika të brishta dhe duke qenë ata element shtetëformues në Maqedoninë Veriore e minoritet në Mal të Zi e Serbi?
Nuk ka mundësi reale që dinamika e brendshme e proceseve të ristrukturimit dhe thellimit të integrimit brenda BE-së, ta injorojë nevojën imenente të shqiptarëve për integrim. Shqiptarët nuk janë beduin arab a ardhacak sllav të Mesjetes së hershme, që nuk zinin dot vend për periudhë afatgjatë askund. Shqiptarët janë popull autokton dhe me civilizim të lashtë. Ne i përkasim civilizimit perendimor, rrjedhimisht jemi të përcaktuar ta ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmën tonë si Komb brenda shoqërisë demokratike evropiane.
Përfundim
Shqipëria torzo është produkt i konferencës së Londrës(1913) dhe përplasjeve ideologjike mes supërfuqive të kohës, siç do të ndodhë edhe me Gjermaninë pas LDB. Prandaj zbutja, në mos shërimi i plotë i asao gjëme të madhe, përmes korrekturave graduale, nënkupton fillimisht integrim të brendshëm në një entitet shtetëror-juridik, siç do të ishte Federata Shqiptare, me sistem kushtetues federal. Ky imperativ mbetet çështje e hapur dhe imamnencë strategjike e kohës.
Që të arrihet ky vullnet politik, duhet të funksionalizohet tërësisht Republika e Kosovës dhe rrjedhimisht duhet ndertuar Shteti i së drejtës në që të dy republikat egzistuese. Kjo nuk mund të bëhet, nëse ne si popull, si qytetarë, tolerojmë që tutje Republika të sundohet nga olhokratët.
Në çdo epokë ku sundon primitivizmi, e sidomos ai politik, i gërshetuar me injorancën dhe cinizmin, të urtit, të diturit, përndiqen. Olhokratët aplikojnë politika të tilla, meqë, siç do të thoshte Shën Jeronimi “kush synon të merret me shkrim apo me gojtari, do të ketë kundër vetes aq shumë gjykues sa edhe lexues.”[21]
Formimi politik i munguar i një pjese të mirë të popullit, në njërën anë, por edhe injoranca e jo pak aktivistëve në skenën politike për gadi tri dekada (1989–2019), ia mundësoi merimangës së SHIK-ut që gjatë dy dekadave në liri, ta shpërfaqë natyrën reale — privitivizmin e pashembullt, ndërkaq përmes cinizmit, ta impenojë arbritaritetin dhe autoritarizmin vulgar si formë të qeverisjes. Të gjitha këto cilësi tok, të shoqruara me psikologjinë e fashizmit, nëse do të huazojmë shprehjen nga teoricieni austriak Vilhelm Rajh (Wilchelm Reich), do ta shoqrojë skenarin për përndjekjen time, por edhe atë për nxerrjen me çdo kusht të Lëvizjes Vetëvendosje! si forcë të jashtëligjëshme. Ky skenar, duket të jetë shkruar në zyrat e Presidencës. Si i tillë, ai më kujton operacionin ,,Kondar”, një program i vrasjes kolektive në Argjantinën e viteve të diktaturës, kur qe instaluar dhuna shtetërore sipas modelit të Gestapos së Hitlerit, që kishte projektuar dhe ekzekutuar ,, heqjen qafe të disidencës së majtës”, e që, de fakto, nënkuptonte socialdemokratët.[22] Sidoqoftë, epoka e zgjimit politik po vjen, rrjedhimisht me këtë fundi i injorancës dhe cinizmit politik.
Shtator 2018 — shtator 2020
Fusnotat & Shënimet
[1] Hasan Prishtina, Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare 1921” (Shkodër 1921), ku i përshkruan rrethanat e kryengritjes së Kosovës së 1912-ës. Shkëputur nga libri i: Robert Else & Bejtullah Destani, Kosova — Një histori dokumentare, Prishtinë 2019, f. 138
Shënim
Duke gjykuar gjendjen e krijuar pas insistimit të Riza Beg Kryeziut e Isa Boletinit për marshim drejt Selanikut, me qëllim çlirimine Sulltan Hamitit, që xhon turqit e kishin burgosur, që të mos krijoheshin rrethana të pakëndshme mes kryengritësve shqiptarë, Hasan Prishitna jep urdhërin e shpërndarjes së forcave kryengritëse.
Në një bisedë me delegacionin nga Shqipëria e Mesme, që dukej se ishin dëshpruar keq nga “shkalla e fanatizmit të Riza Begut e tIsa Boletinit e të shokëve të tij” ai potencon në kujtimet e tij se “u pata shtue se ndër këta tre a katër muej do t
a përhapshim organizimin tonë ma gjansisht edhe do t
I bajshim të pakenun, nemën të interesses së Shqypnis, disa vetë të cilët mujshin me kenë nji pengim për t
arrijtun qëllimin e shpejtë.”
[2] Shih më gjerësist: Azem Hajdini, “Tragjedia e Tivarit”, Prishtinë 1998
[3] Dr Nail Draga, MASAKRA E TIVARIT DHE RISHKRIMI I HISTORISË,
Burimi: http://plavaeguciasot.com/masakra-e-tivarit-dhe-rishkrimi-i-historise/
[4] Dr Nail Draga, po aty
[5] Dr Nail Draga, Po aty
Burimi: http://plavaeguciasot.com/masakra-e-tivarit-dhe-rishkrimi-i-historise/
[6] Ukshin Hoti, Filozofia politike e çështjes shqiptare”, Tiranë 1995, f. 75
[7] Shënim — Janë irrituese deklaratat e funksionarëve të lartë të Republikës në përvjetorin e rënies së Afrimit, kur tutje vazhdojnë të manipulojnë opinionin se gjoja ishin forcat serbe ato që vranë Afrimin. E vërteta është e hidhur, por ajo duhet të thuhet shqeto. Vrasesit e Afrim Zhitisë, si dhe vet urdhëdhënësi, ishinn të gjithë shqipfolës, nga ish sekretari krahinor I punëve të brendshme e deri tek komandanti dhe policët e Njësisë special që ekzekutoi vendimin. Është koha që për këtë akt vandal të bëhet hetim zyrtar dhe të nxirren përfundime të qarta, së paku politike. Ngjashëm do të duhej të vepronin institucionet e Republikës edhe me rastin eRexhep malës e Nuhi Berishës, ndërkaq imbetet Gjykatës të sqarojë në detaje rastin e Behadin Hallaqit.
[8] Hans Dietri Genscher, Erinerungen, München 1997, f.647
[9] Madeleine Albright, Faschismus — Eine Ëarnung, Berlin 2018, 262
[10] Soren Kierkegaard, ,Ëas auf dem spiel Steht, Munchen 2019.f.13
[11] Kristo Frashëri, Historia e Lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së / 1878–1941, Tiranë 2006, f.279
[12] Shih më gjerësisht: Universiteti LUARASI, Historia e Shtetit dhe së Drejtës në Shqipëri, botimi i katërt, Tiranë 2007, f.335–355
[13] Robert Elsie & Bejtullah Destani, Kosova në histori dokumentare, Prishtinë 2019, f. 366–369
[14] Yascha Mounk, ,,Der Zerfall der Demokratie”, München 2019. f.79
[15] Steven Livitsky dhe Lucan Way: Competitive Authoritarianisu. Hybrid Regimes After the cold ëar, Cambridge 2010, f.12
[16] Pjetër Bogdani, Çeta e Profetëve, Prishtinë 1990, f. 21/22
[17] Po aty f.22
[18] Slavomir Sieraboruski, drejtor i Institutit për Studime të Avansuara në Varshavë dhe anëtar i Këshillit të lartë për mardhënje me jashtë, Koha ditore, 18/07/ 2019
[19] Hans Dietri Genscher, Erierunggen, Munchen 1997, f. 676
[20] Po aty, f.678
[21] Pjetër Bogdani, Çeta e Profetëve, Prishtinë 1990, f.87
[22] Adolf Hitler, Mejn Kopf, Tiranë 2012, f.259