Home KRYESORE Arnold Schwarzenegger i nënshtrohet një operacioni në zemër

Arnold Schwarzenegger i nënshtrohet një operacioni në zemër

Aktori me famë botërore, Arnold Schwarzenegger, i është nënshtruar një operacioni në zemër. Lajmin e ka dhënë vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Falë ekipit të Klinikës Cleveland, unë kam një valvulë të re të aortës që përputhet me valvulën time pulmonare që nga operacioni im i fundit. Ndihem mirë dhe kam shëtitur në rrugët e Cleveland. Faleminderit për mjekët dhe infermierët që më ndihmuan”, – shkruan aktori.

Për 73-vjeçarin, kjo nuk është ndërhyrja e parë në zemër.

Aktori i njohur për rolin e tij në filmin “Terminator”, disa vjet më parë përfundoi në sallën e operacionit për të zëvendësuar një valvulë pulmonare që ishte implantuar në 1997 për shkak të një defekti të lindur./ Opinion.al

Share: