Home Approccio Italo Albanese Conte firmos dekretin e masave të reja/ Protesta kundër masave anti-Covid, ekstremistët...

Conte firmos dekretin e masave të reja/ Protesta kundër masave anti-Covid, ekstremistët e djathtë përleshen me policinë

Protestuesit italianë janë më të fundit që u mblodhën në tubime publike kundër kufizimeve të reja të koronavirusit ndërsa gjithnjë e më shumë vende po forcojnë rregullat e distancimit social për të luftuar rritjen e infektimeve.

OBSH ka paralajmëruar për një rritje domethënëse infektimesh që kërcënon aftësinë e sistemeve shëndetësore për të përballuar një valë të dytë të pandemisë, duke testuar shumë vende që duket se e kishin vënë nën kontroll virusin më herët këtë vit. Qeveritë tani po përpiqen të balancojnë kufizimet e reja me nevojën për të kthyer në jetë ekonomitë e rënduara nga izolimet e pranverës.  Por popullatat, të lodhura me izolimin social dhe vështirësitë ekonomike po zfidojnë kufizimet e reja

Rreth 200 militantë të së djathtës ekstreme u përplasën me policinë italiane gjatë një demonstrimi kundër një ndalim qarkullimi në romë, menjëherë pas mesnatës, të dielën, duke hedhur shishe me benzinë dhe shashka drejt policisë. Shtatë protestues u arrestuan gjatë tubimit që vjen një natë pasi qindra njerëz ndezën në flakë kazanët e mbeturinave dhe qëlluan me gurë policinë në napoli, në një tjetër protestë kundër masave anti covid.

Italia po ngrihet nga recesioni më i rëndë i pas luftës, pas dy muajsh izolim në shkallë kombëtare, shkaktuar nga një prej shpërthimeve më të egra në Evropë të virusit dhe autoritetet deri më tani kanë provuar të evitojnë rikthimin e masave më drastike të karant5inës.

Protestat më të fundit janë kulmi i një jave tubimesh të ngjashme kundër kufizimeve të vendosura nga qeveritë në disa pjesë të Evropës, përfshirë Spanjën, Zvicrën dhe republikën Ceke.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ndërkohë ka firmosur një dekret të ri me masa kufizuese anti covid, mes të cilave, mbyllja në orën 18 e të gjithë restoranteve e bareve që në anën tjetër do të jenë të hapur të dielën dhe masa do të jetë në fuqi deri më 24 nëntor. Në shkollat e mesme do të jetë e mundur që mësimi të mbahet në distancë ndërkohë që parashikohet mbyllja e palestrave, pishinave, qendrave estetike dhe atyre termale.

Top Channel

Share: