Një pallat shumë katësh, i cili është thuajse gati duke u shembur pas tërmetit të fiqishëm në Turqi, i ka detyruar autoritet lokale në Izmir ta mbajnë në “këmbë” me ndihmën e 3 vinçave të mëdhenj.
Tërmeti i fuqishëm shembi 3 katetet e para të nje pallati, ku dyshohet se mund të ketë edhe persona të bllokuar. Për të mbajtur ndërtesën në këmbë, deri në momentin kur të mbyllet operacioni i kërkim shpëtimit, autoritetet vendosën të përdorin 3 vinça.
Tërmeti tragjik i magnitudës 6.6 të shallës rihter në Turqi i ka marrë jetën 24 personave deri më tani. 804 qytetarë të tjerë kanë mbetur të plagosur, 743 në Izmir, 5 në Manisa, 2 në Balıkesir dhe 54 në Aydın.
Tërmeti është pasuar nga 410 pasgoditje, 33 prej të cilave me magnitudë mbi 4.0. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30 me orën lokale në turke, Izmiri është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.0 ballë.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të ndërhyjnë në 9 nga 17 ndërtesat e shembura, ndërsa puna për gjetje të jetëve të gjalla nën rrënoja ka vijuar pa ndalin edhe gjatë natës. /NOA/
360grade.al