Home KRYESORE Dita e 10/ Paralajmërojnë grevistet: Mos na detyroni të sjellim fëmijët

Dita e 10/ Paralajmërojnë grevistet: Mos na detyroni të sjellim fëmijët

Sa vjen e rëndohet gjendja e naftëtareve në Ballsh të cilat prej 10 ditësh ndodhen në grevë urie.

Ato janë shprehur për mediat se ndihen keq dhe se stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama po i vret. Mes të tjerash ajo kanë paralajmëruar dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa pohojnë se po i detyrojnë që të fusin në greve dhe fëmijët e tyre.

“Ne më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë. Është turpi më i madh të vdesësh për bukë se të vdesësh nga korona. Reagimi i kryeministrit është absurd se ne s’po kërkojmë diçka që është jashtë detyrës së tij për të zbatuar një vendim gjyqi. Ne jemi pa bukë në shtëpi. Rifillimi i punës është një kusht i negociueshëm, nëse u leverdis e hapin punën. Nuk ka pse të negociojmë për lekët tona që po na vdesin fëmijët pa bukë. Ai po na bën presion neve, për çfarë duhet të negociojmë, kërkojmë bukën e fëmijëve tanë. Ka pasur kohën e mjaftueshme, që nga janari që kemi bërë protestën që na çnderuan si njerëz. Të kërkoj robi bukë nuk është dinjitoze për një njeri në shekullin e 21 që jetojmë. Ne nuk kemi ku vemi, jemi pa bukë. Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu. Pagat janë të panegociueshme. Do të vazhdojmë grevën e urisë. Që këtu dalim vetëm të vdekura.”, tha një nga grevistet.

Gratë naftëtare të Uzinës së Ballshit janë në grevë prej 10 ditësh pasi zunë vendin e burrave të cilët dolën nga greva pas 18 ditësh, teksa gjendja e tyre shëndetësore ishte rënduar së tepërmi.

Ata kërkojnë pagat e prapambetura të vitit 2016 si dhe vënien në punë të Uzinës./Opinion.al

Share: