Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se pas 25 prillit të 2021, kohë në të cilën do të mbahen zgjedhjet e ardhshme, kryeministri Edi Rama do të përballet me drejtësinë.
Basha ka thënë gjatë një interviste televizive se dojet për Ramën janë gati dhe se ai dp të shkojë në ndjekje penale.
“Dosjet e Edi Ramës janë gati. Edi Rama do të shkojë për ndjekje penale dhe sa më takon mua, nesër si kryeministër do marrë ndëshkimin e merituar nga drejtësia. Pas 25 prillit, kam vetëm një mesazh: e pret drejtësia. Atë dhe një grusht njerëzish që i kanë pirë gjakun vendit. Nuk ka koalicion me të keqen, nuk ka bashkëqeverisje me të keqen. Po nuk larguam të keqen me votë, nuk ka ndryshim. Në emrin tim personal, të PD dhe të Opozitës së Bashkuar, nuk ka dhe nuk do ketë bashkëqeverisje me Ramën. Edi Rama do të shkojë para drejtësisë.Rama nuk ka shpëtim, është i pashpresë, vetëm po anuloi datën e zgjedhjeve. Është i pashpresë për arsyen e thjeshtë dhe të vetme: për dy mandatet e shkatërrimit të ekonomisë dhe institucioneve, për dy mandatet e premtimeve të pambajtura,” -tha Basha./ Opinion.al