Home KRYESORE Duam një datë për heqjen e maskave!

Duam një datë për heqjen e maskave!

JA I VUMË, PO KUR DO T’I HEQIM?

Nga Edi Oga

Sot fillon një epokë e re në jetën tonë: Epoka e jetës me më pak oksigjen!

Në shekullin e teknologjisë së printimeve 3D , ne i kemi varur shpresat për mbijetesë tek një copë leckë që bllokon hundën dhe gojën!

E megjithatë, nëse nuk ka mënyrë tjetër, maskën do ta mbajmë, për të mbrojtur më të rrezikuarit! Ata janë njerëzit tanë dhe ne i duam ata!

Na thanë vini maskat sot, por nuk na thanë se kur do t’i heqim! Nuk na dhanë një datë! Pa një datë për heqjen e maskave, jeta duket e zymtë dhe e trishtë!

Dikush duhet të vendosë një afat, të lidhur me një tregues, me numrin e infeksioneve të reja, me numrin e të sëmurëve a me numrin e të shëruarve!

Dikush duhet të mendojë për datën kur do t’i heqim maskat, që të mos jetojmë pa shpresë, pa dëshirën për të jetuar të lirë e të oksigjenuar si më parë!

Duam një datë për heqjen e maskave!

Share: