Home KRYESORE Erdogan në faqen e parë të revistës “Charlie Hebdo”: Ouuuh! Profeti!

Erdogan në faqen e parë të revistës “Charlie Hebdo”: Ouuuh! Profeti!

Revista satirike franceze “Charlie Hebdo” publikoi faqen e parë të numrit që pritet të dalë këtë të mërkurë dhe që i kushtohet Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Numri i ri titullohet: “Erdogan, në jetën private, është shumë qesharak”.

“Charlie Hebdo” e ka shoqëruar atë me një karikaturë të presidentit turk e cila ka nota të forta satirikie pasi jep një imazh krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim.

Shkak është bërë përplasja e fortë që Erdogan ka pasur me Presidentin francez Emanuel Makron pasi ky i fundit mbështeti publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.

Erdogan e ka quajtur Makronin në gjendje jo të mirë mendore dhe u bëri thirrje vendeve myslimane që të mos blejnë produkte franceze./ Opinion.al

Share: