Home KRYESORE “Fillon tmerri i vërtetë i trafikut”, PD i nis herët replikat me...

“Fillon tmerri i vërtetë i trafikut”, PD i nis herët replikat me Ramën

Partia Demokratike ka nisur herë replikat me kryeministrin Rama. Ndërsa sot nis devijimi i trafikut në hyrjen perëndimore të Tiranës (ish-sheshi Shqiponja), drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti, thotë se kjo do të krijojë një trafik të tmerrshëm për qytetarët.

Në një status në “Facebook”, ai shkruan se tmerri i trafikut do t’i shtohet aferës korruptive 48 milionë euro të ndërtimit të Unazës së Re.

“Për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut. Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania. 48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë. Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare. Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dramën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos. Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para.”, shkruan Teliti.

Statusi i tij erdhi si përgjigje për postimin e më hershëm të kryeministrit Rama, i cili kishte postuar një video në “Facebook” ku informonte rreth hyrje daljes në Tiranë. Ndër të tjera në postimin e tij Rama akuzon opozitën se bllokoi për 3 vite punimet dhe se gjatë qeverisjes së tyre i lanë rrugët rrugëve. /Opinion.al

Share: