Home KRYESORE Floresha Rasha rrëfen për Top Channel 7 vitet në Siri, plagosja e...

Floresha Rasha rrëfen për Top Channel 7 vitet në Siri, plagosja e saj, vrasja e burrit dhe vajzës 16 vjeçe

Floresha Rasha është shtetasja e parë  nga  Shqipërisë që nxor  nga kampi Roj në Siri. Pak minuta pasi kemi  nisur udhëtimin nga Beiruti drejt Tiranës, Floresha jep një rrëfim të gjatë për gazetarin e  Top Channel Muhamed Veliu . Ka parë shumë. Ka jetuar për disa vite si një grua në shtetit islamik por në të shumtën e përgjigjeve e jep me fjalët nuk e di.

Muhamed Veliu: Kishit kohë që e ëndërronit këtë ditë për tu riatdhesuar në Shqipëri?

Floresha Rasha: Po, kishim një vit që prisnim të riktheheshim

Muhamed Veliu: Fëmijët si janë? Si ndjehen?

Floresha Rasha: Shumë mirë. Mirë janë.

Muhamed Veliu: Po djali i madh?

Floresha Rasha: Shumë mirë.

Muhamed Veliu: Sa kohë qëndruat në kampin Al Hol?

Floresha Rasha: Një vit e gjysmë.

Muhamed Veliu: Si arrije ti mbaje fëmijët në kamp?

Floresha Rasha:Unë kam qenë në spital. Fëmijët i kanë mbajtur motrat. Unë kam qenë në spital. Kam qenë një vit e një muaj në spital.

Muhamed Veliu: Çfarë ndodhi, pse ishe në spital?

Floresha Rasha: Isha e plagosur.

Muhamed Veliu: E plagosur në këmbë?

Floresha Rasha: Po.

Muhamed Veliu: Pas ndërhyrjes të mjekëve si ndjeheni?

Floresha Rasha: Tani më mirë jam.

Muhamed Veliu: A keni nevojë për një operacion tjetër?

Floresha Rasha: Po e kam nevojën për një operacion tjetër.

Muhamed Veliu: Çfarë mund të na thuash për kushtet në Al Hol, në ç’vit keni shkuar atje?

Floresha Rasha: Në vitin 2019.Mars 2019.

Muhamed Veliu: Si është situata me gratë dhe fëmijët e tjerë mbetur atje?

Floresha Rasha: E vështirë shumë e vështirë.

Muhamed Veliu: Cilat janë vështirësitë më të mëdha?

Floresha Rasha: Çdo gjë është e vështirë atje….jetesa, fëmijët nuk kanë kushtet çdo gjë është e vështirë.

Muhamed Veliu: Të ndalemi pak tek siguria në kamp. Si ndjeheshit për sa i përket sigurisë.

Floresha Rasha: Kemi qenë të frikësuar se kur ata donin na fusnin në burg, na rrihnin na bënin ca donin ata.

Muhamed Veliu: Pra forcat kurde?

Floresha Rasha: Po. Djalin ma kanë marrë dhe e kanë mbajtur 4 muaj në burg. Jo vetëm djalin tim por të gjithë djemtë mbi 12 vjeç e lart.

Muhamed Veliu: Ku i çonin ku ishte burgu?

Floresha Rasha: Në burg.

Muhamed Veliu: Megjithëse ishte 12 vjeç?

Floresha Rasha: Po.

Muhamed Veliu: Kur e liruan?

Floresha Rasha: Tani që na ndihmuan për të na marrë e sollën.

Muhamed Veliu: Doja t’ju pyes për Eva Dumanin. Pse nuk erdhi Eva?

Floresha Rasha: Unë nuk e di se nuk kam qenë aty. Nuk e di. Kam qenë në kampin Roj.

Muhamed Veliu: Floresha unë e di që është e vështirë por për të ecur përpara na duhet ta kthejmë kokën mbrapa. Mund të më thuash si ju përfunduat në Siri.

Floresha Rasha: Unë shkova….përpara ishte burri im atje …Diamanti…pastaj kam shkuar unë pas 6 muajsh. Shkova të takoja burrin tim të rrija 3 muaj edhe të kthehem por nuk mund të kthehem.

Muhamed Veliu: Tani që kanë kaluar disa vite a jeni e penduar për këtë veprim të shkuarjes në Siri?

Floresha Rasha: Nuk e di, nuk e di çfarë të them.

Muhamed Veliu: Si ishte për një shqiptare të jetonte në Shtetin Islamik sic ishte rasti juaj?

Floresha Rasha: Mire, se di.

Muhamed Veliu: Rregullat që kishte vendosur Shteti Islamik si ju dukeshin?

Floresha Rasha: Mirë ja ashtu sic ne kemi rregullat në Islam. Nuk kishte ndonjë gjë të vështirë përshembull. Ne ishim shtëpiake në shtëpi. Nuk kishte ndonjë gjë të vështirë për ne.

Muhamed Veliu: Floresha mund të më tregosh rrethanat se si u plagose, ku ishe atë moment cfarë ndodhi?

Floresha Rasha: Unë isha në Baguz. Nuk e di. Kam qenë e ulur dhe më gjuajtën me faije

Muhamed Veliu: A u frikësuar atë moment?

Floresha Rasha: Normal që u frikësova.

Muhamed Veliu: Gjatë kohës që ju ishit në kampin Roj a komunikoje me familjen në Shqipëri?

Floresha Rasha: Jo nuk komunikoja. Ishte e pamundur. Nuk ka telefon nuk ka asnjë gjë.

Muhamed Veliu: Për kë ju ka marrë malli më shumë gjatë gjithë kësaj kohe?

Floresha Rasha: Për babin për mamin, motrën, vëllain. Për të gjithë familjen time.

Muhamed Veliu: Ishte ideja e vetja personale që Diamanti të shkonte në Siri apo dikusht tjetër i mbushi mendjen?

Floresha Rasha: Unë nuk kam qenë e informuar kur Diamanti ka ikur. Besoj se ka qenë dëshira e Diamantit që ka ikur?

Muhamed Veliu: Pra dëshira e tij?

Floresha Rasha: Ka ikur me dëshirën e tij.

Muhamed Veliu: Kur ai ishte gjallë cfarë ju thoshte?

Floresha Rasha: Nuk thoshte gjë. Thoshte që ishte i lumtur që ishte me ne.

Muhamed Veliu: A ju thoshte se nëse do të vritej dhe binte sheid (dëshmor në emër të Islamit) ishte një gjë e mirë për të?

Floresha Rasha: Po, deri sa ai u nis për atë gjë normal.

Muhamed Veliu: Pra u nis për të luftuar në Shtetin Islamik dhe për të rënë Sheid?

Floresha Rasha: Po.

Muhamed Veliu: A ju vjen keq që bashkëshorti juaj zgjodhi këtë rrugë të luftojë për Shtetin Islamik dhe la jetën e kështu duke lënë fëmijët jetim?

Floresha Rasha: Ne që jemi musliman themi kështu ka dashur Allahu…kështu ka qenë e shkruajtur për ne.

Muhamed Veliu: Floresha në kampin Roj sa gra dhë fëmijë shqiptarë ka?

Floresha Rasha: Në fal. Në kampin Roj janë 3 familje, në kampin Hol janë 12 familje.

Muhamed Veliu: Si e prisni kthimin në Shqipëri?

Floresha Rasha: Nuk e di, jam e sëmurë nuk eci dot. Me fëmitë e mi. Të kujdesem për ta.

Muhamed Veliu: Mund të ma tregosh momentin kur Gledisi drejtori anti-terrorit shqiptarë erdhi në kamp edhe ju tha ne do tju marrim ne do tju cojmë në Shqipëri?

Floresha Rasha: Ishte kënaqësi për mua se gjithmonë e kam prit që të vinin e të na merrnin dhe u gëzova normalisht që dikush u kujdes për neve se ishte shumë vështirë atje ku ishim.

Muhamed Veliu: Gratë shqiptare që kanë mbetur atje a ka nga ato që nuk duan të vinë në Shqipëri?

Floresha Rasha: Se di. Të gjithë duan të vinë. Besoj se të gjitha duan të vinë. Unë nuk kam qenë shumë e lidhur me motrat pasi kemi dalë nga Bagusi. Kam qenë në spital. Kam ndjetur shumë pak në Hol. Vetëm dy muaj.

Muhamed Veliu: Beson se cfarë ndodhi me ju nga viti 2013 ti do ta harrosh të gjithë këtë episode të hidhur të jetës tënde?

Floresha Rasha: Shpresoj.

Muhamed Veliu: Gjatë të gjithë këtyre viteve që nga 2013 dhe deri më tani cila është ajo gjë që ju ka mbetur në mëndje ty si shqiptare në atë tokë të huaj?

Floresha Rasha: Përshtypje… nuk e di. Njerëzit. Në Siri janë njerëz të dashur, bujar, mikpritës.

Muhamed Veliu: A është e vërtetë që në Siri krahas bashkëshortit keni humbur edhe vajzën?

Floresha Rasha: Po.

Muhamed Veliu: Sa vjece ishte?

Floresha Rasha: 16-të.

Muhamed Veliu: Cfarë i ndodhi vajzës?

Floresha Rasha: Nuk e di. Nuk kam qenë aty. Unë jam largu për spital. Pas dy javësh më kanë sjellë lajmin që vajza është vrarë.

Muhamed Veliu: Ku është varrosur?

Floresha Rasha:Atje nuk kishte varr. I ka gjuajtur avionic dhe në atë vend është lënë ku ka qenë

Muhamed Veliu: Po bashkëshorti ka varr?

Floresha Rasha: Po ka.

Muhamed Veliu: A shkonit për ta vizituar varrin?

Floresha Rasha: Jo. Se ne jemi larguar nga ai vend.Nuk kemi qenë gjithmonë në një vend.

Top Channel

Share: