Home KRYESORE Fundi i partisë fashiste në Greqi/ “Agimi i Artë” shpallet organizatë kriminale!...

Fundi i partisë fashiste në Greqi/ “Agimi i Artë” shpallet organizatë kriminale! Dënohen 18 ish-deputetë

Mijëra grekë të mbledhur para gjykatës së Apelit në Greqi kanë shpërthyer në brohoritje pas dëgjimit të vendimit të kësaj gjykate që ka shpallur organizatë kriminale partinë neonaziste Agimi i Artë dhe liderët e saj fajtorë me akuzën e drejtuesve të një grupi kriminal.

Gjithashtu është shpallur fajtor Giorgos Roupakias vrasësi I reperit antifashist Pavlos Fyssas, si dhe 15 nga 17 të akuzuarit e tjerë për ketë krim që tronditi vendin në shtator të vitit 2013.

Midis tyre 7 ish-deputetë të AA të cilët përballojnë dënime me heqje lirie deri në 15 vjet.

Gjykata ka dhënë dënimin fajtor për tentativë vrasjeje edhe për sulmin e pesë anterëve të kësaj organizate ndaj peshkatarëve egjiptianë në lagjen Keratsini.

Përsëri edhe sot ashtu si gjatë 5 viteve që ka zgjatur gjyqi ndaj AA sytë e të gjithëve janë fokusuar tek nëna e këngetarit Pavlos Fyssas e cila sapo ka dëgjuar vendimin ka dalë nga gjykata duke thënë- “Biri im ,ia dolëm më në fund1”

Bëhet fjalë për një vendim që lë një gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne greke duke dhënë mesazhe tepër të rëndësishme që dënojnë natyrën neonaziste dhe ideologjinë e këtij grupimi politik që në vitet e krizës ekonomike arriti të behej forca e tretë politike e vendit.

Pavarësisht disa konfrontimeve me forcat policore, pjesëmarrja para gjykatës e mijëra grekëve dha sot një mesazh optimist për gjithë vendin, atë të hapit të parë të ndërgjegjësimit se kjo parti që përfitoi nga zemërimi i qytetarëve të dëshpëruar nga kriza, nuk ishte gjë tjetër veçse një organizatë kriminale ,neonaziste që mbillte urrejtjen racore si për të huajt ashtu edhe midis vetë grekëve dhe se vendi i saj tashme është pas dyerve të burgut.

Vendimi mbyll një cikël historik të jetës politike të Greqisë duke treguar fitoren e demokracisë dhe drejtësisë në vend.

Top Channel

Share: