Home KRYESORE Gazetari i njohur: Partitë politike kanë frikë nga gara në zgjedhje, Edi...

Gazetari i njohur: Partitë politike kanë frikë nga gara në zgjedhje, Edi Rama në krye…

Nga Klodian Tomorri

Partite politike ne Shqiperi pergjithesisht kane frike nga gara. Edi Rama ka frike nga gara dhe ndaj ben marifete per te vjedhur zgjedhjet. Opozita duke sulmuar Jozefina Topallin pse hap parti tregon se edhe asaj nuk i pelqen gara dhe kerkon monopolin e te gjitha votave kunder qeverise.

Ceshtja eshte e thjeshte. Ka nje Kushtetute qe thote se cdokush ka te drejte te zgjedhe dhe te zgjidhet. Ky eshte thelbi i ketij sistemi dhe parimi qe garanton lirine e njerezve.

Une nuk e njoh fare zonjen Topalli. Ajo mund te jete zyrtarja me e korruptuar dhe me e paafte ne historine e Partise Demokratike. Por edhe nese do te ishte keshtu, ne te dy rastet prape fajtore do te ishte vet PD. E para qe ka mbajtur per tete vjet nje njeri te paafte ne treshen e figurave me te rendesishme te Partise. E dyta, qe minimalisht nuk ka marre asnje mase administrative ndaj zonjes Topalli apo nuk ka bere nje denoncim ne prokurori ndaj saj, nese ajo me te vertete ka abuzuar me postet e larta qe ka mbajtur gjate qeverisjes se PD-se.

Ndersa kjo historia e tradhetise eshte totalisht e paqene. E para nuk eshte trafikim votash, sepse nuk po merr votat ne emer te PD-se para zgjedhjeve dhe po i con tek Rama pas zgjedhjeve. Nuk eshte ky rasti. Ajo po del te garoje vete. E dyta, keto jane rregulla e lojes ne politike. Ne Britani, deputet e rrezojne kryeministrin e Partise se tyre tek kafja e Parlamentit sa here t’ju teket. Kane rrezuar Thatcherin. Edhe nje here, Thatcherin. Me votat e Thatcherit.

Nese zonja Topalli merr vota, nje gje eshte e sigurte. Ato nuk jane vota te PD-se, por te sajat. Dhe mazhoranca ne Parlament eshte te unifikosh interesat dhe rrymat e ndryshme te perfaqesimit. Po nuk e bere dot kete s’ke maxhorance. Kaq e thjeshte eshte.

PD ashtu si cdo Parti duhet te maksimalizoje votat e saj. Nese mendon se ne Shkoder zonja Topalli i merr vota, duhet te perpiqet qe ato vota t’i fuse tek thesi i saj. Por kjo behet duke bindur njerezit qe te votojne ty. Jo duke akuzuar Jozefinen se po ben tradheti. Spo ben asnje tradheti ajo. Thjesht po del ne gare. Edhe nese e ka shtyre Rama te beje parti, prape nuk eshte tradheti.

Share: