Home KRYESORE “Gjeneratë e trishtuar, por me fotografi të lumtura”, me kë e ka...

“Gjeneratë e trishtuar, por me fotografi të lumtura”, me kë e ka Tuna

Tuna është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Këngëtarja nuk ka qenë aktive me projekte muzikore, duke iu përkushtuar plotësisht rritjes së djalit të saj, Tian. Megjithatë, ajo ka preferuar të qëndrojë larg dhe mediave sociale, ku postimet janë tepër të rralla.

Ndërkohë, së fundmi ajo që ka tërhequr vëmendjen është një postim që këngëtarja ka bërë në Instastory ku shkruan se: “Ne jemi gjeneratë e trishtuar me fotografi të lumtura”, ka shkruar Tuna.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Tuna u vu në qendër të vëmendjes pas një deklarate që Gold AG bëri ndaj saj duke e cilësuar si një “degjenerim të femrës shqipatare.” Megjithatë, këngëtarja ka preferuar të mos komentojë asgjë mbi këtë çështje. /abcnews.al

Share: