Home KRYESORE I paguan borxhin dhe i duron xhelozitë, sakrifica e vajzës për të...

I paguan borxhin dhe i duron xhelozitë, sakrifica e vajzës për të dashurin

Ramiz Debreshi, 24 vjeç, ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të rrëfyer historinë e tij të dashurisë, zhgënjimet që i ka shkaktuar të dashurës nga mashtrimet, gënjeshtrat e tij dhe t’i kërkojë falje për çdo gabim që ka bërë.

“Vazhduam një lidhje normale për 3 vite dhe pa problematika të mëdha së bashku dhe në disa pjesë fillova ta gënjeja prap. Ajo më thoshte vazhdimisht të kujdesem dhe të kursej lekë sepse do na duhen më vonë. Unë isha shumë alegro, dilja me shokët , e ekzagjeroja shumë me prishjen e lekëve. Unë i thoja që lekët i kam depozituar në bankë, ndërkohë që nuk kisha depozituar asgjë.

Në 2019 halla e saj ndërmjetëson që të fejohet Katerina dhe unë i thashë familjes simë për të shkuar në Korçë për të biseduar. Unë nuk kisha raport të mirë me babain dhe i them mamasë. Ata biseduan bashkë dhe babai nuk ma prishi qejfin. Në atë periudhë babai kishte rreth 6 muaj që ishte shkëputur nga alkooli. Shkojmë në Dhjetor dhe bëjmë fejesën. Duke e frekuentuar Korçën 2-3 herë në javë, vendos të shpërngulem aty. Në atë kohë, kam jetuar 8 muaj në shtëpinë e Katerinës. Prindërit e Katerinës më hapën derën si të isha djali i tyre. Unë kisha të njëjtin problem me prishjen e lekëve. Një moment shoh disa pika loti në sytë e Katerinës që donte të thoshtë të lutem ndrysho. Katerina mori vesh çdo gjë dhe u detyrua të përballet me famijen e saj sepse kishte dalë garante për mua dhe unë e zhgënjeva. Unë kisha marrë lekë në bankë dhe këstin e fundit nuk e shlyeja dot dhe i thashë Katerinës dhe më ka nxjerrë nga balta duke paguar borxhin në bankë”, është shprehur Ramizi.

Ramizi tregon gjithashtu se ai ka qenë shumë xheloz për Katerinën dhe shpesh herë i uleshe tek kafeneja përballë punës për ta ruajtur, duke e vënë atë në siklet para kolegeve. /tvklan.al

Share: