Intelektuali ne vetvete eshte perfaqesimi besnik i nje shpirti, i pandare nga realiteti kulturor, shoqeror, historik, si nje akt politik qe qendron ne themel te botekuptimit te tij.
Intelektuali ka nje funksion te specializuar, por mbi te gjitha ka edhe nje funksion civil ne driten e moralit, per te krijuar nje imazh model qytetarie!
Brenda nje konteksti specifik civil, qe nuk eshte thjesht te folurit per politike ne aspektin me te zakonshem, por nje veprim politik qe misherohet si nje zjarr i shenjte, qe djeg çdo “llogari” te mbrapshte te çdo politike korruptive.
Puna e intelektualit eshte gjithmone nje akt politik (jashte kontekstit partiak). Eshte nje mjet per te ngjallur autoritetin e fuqishem te moralit, per te shprehur zhgenjimin e tij kundrejt çdo drejtimi te ngurte, arrogant apo manipulues.
Intelektuali e ben kete si nje misionar mbi kompetenca humaniste, nga nje kendveshtrim politik, duke u bere nje rol i dobishem per jeten dhe shoqerine, nepermjet fjales se tij, zerit moral dhe qendrimit stoik, duke luajtur nje rol civil te nevojshem ne krijimin e lidhjeve te tij me komunitetin, si nje ndermjetes i ndergjegjesimit publik.
Intelektuali nuk eshte thjesht nje specialist (nepunes shteteror, apo profesionist i lire) ne nje terren shtresash dhe botes se prodhimit. Por per t’u perfshire emocionalisht dhe menderisht edhe ne sferen me kuptimplote te ekzistences se tij. Per te ushqyer aftesine vizive dhe perceptuese ndaj pervojave komplekse ku leviz dhe peshtjellohet e gjithe shoqeria.
Ne sferen e shoqerise civile, misioni i intelektualit konsiston ne vendosjen e vetvetes, me shume modesti, ne sherbim te publikut dhe qytetareve te komunitetit te tij, duke nxitur ne kete kuptim, reflektime dhe ide perparimtare. Prandaj ekziston nje afirmim i pandashem mes intelektualit dhe politikes, qe nenkupton ngritjen e tij mbi lirine dhe mbi funksionin jetesor per demokracine. Si nje mjet per te gozhduar meskinitetin dhe per t’i bere drite te vertetave, si nje akt i thelle politik ne ndergjegjesimin e shoqerise kunder padrejtesise.
Intelektuali ne thelb eshte afirmim i emancipimit.