Nga Mehmet Elezi
Rrezikun nga koronavirusi në mjedise të hapura e krahasoj me rrezikun nga plumbi qorr. Përjashto grumbullimet.
Megjithatë jam që të mbahen maskat. E keqja nuk vjen nga kujdesi i tepert. Vjen nga kujdesi i mangët.
Gjithsesi, urdhëri për maskat në rrugë e kap problemin nga bishti.
Koka cila është?
Të shtohet buxheti. Të blihen shtretër, pajisje mjekësore, barna. Të shumëfishohen testimet. Të shpërblehen mjekët e personeli shëndetësor.
Për këto jemi më të mjerët në Europë. Afrikanë!
Koka cila është?
Të shtohen kontrollet në mjedise të mbyllura.
Në supermarkete blerësit hyjnë pa maskë. Kurrkush s’u thotë veni maskën ose nuk ju shërbejmë. Asnjë kontroll.
Nëpër mjaft zyra e institucione mund të hysh pa maskë (në bare e restorante po se po). Kurrkush nuk thotë veni maskën ose nuk ju shërbejmë. Shumë të brendshëm e mbajnë maskën si shall në gushë. Për bukuri. Asnjë kontroll.
Në autobusët qytetës shumica pa maska. Kurrkush s’u thotë veni maskën ose zbrisni. Asnjë kontroll.
Pensionistë e të tjerë nuk blejnë dot maska. Asnjë vendim që t’ua japë shteti.
Dhe më tej.
Kjo është koka. Pastaj vjen bishti, maskat në mjedise të hapura.
(Maskë, shqip: gojcë, gojashkë).
Shou s’e vret virusin.
U pa me tanket në rrugë. Nuk përbënë “histori suksesi”./27.al