Home KRYESORE Mbrëmjen e sotme ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta prapa

Mbrëmjen e sotme ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta prapa

LONDON, ENGLAND - APRIL 01: Duncan Clements of Pendulum of Mayfair antique clock specialists carries out the summertime adjustment of the clocks, regulators and timepieces in the display rooms on April 01, 2019 in London, England. The European Parliament has voted to stop the one-hour clock change which extends the daylight hours of summer, from 2021. From that point, members states will have to choose to remain in either summer time or winter time. During a public consultation on the proposal, 84% of respondents expressed a desire to scrap the biannual clock changes. Photo by Leon Neal/Getty Images)

Akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta prapa mbrëmjen e sotme pas mesnate.

Në orën 3 të mëngjesit të 25 tetorit, ora do të ndryshojë duke shkuar 60 minuta prapa.

Ky orar do të na shoqëroj deri më 28 Mars 2021, kur do të spostojmë akrepat e orës përpara. Ndoshta kjo do të jetë hera e fundit që ne do ta bëjmë këtë, pasi Parlamenti Evropian ka votuar që ora mos të ndryshojë më.

Çdo vend do të vendosë vetë se ke orë do të mbajë. Edhe vendi ynë duhet të vendosë nëse duhet të mbajë orën diellore apo të përshtaten me atë verore për të gjithë vitin.

Ora verore është propozuar që në shekullin e 18 nga Benxhamin Frenklin dhe më pas në 1907 nga Uilliam Uillet në Britani. Por ai u implementua vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe Austria e më pas nga të gjitha vendet.

Por direktiva e fundit e Parlamentit Europian kërkon që secili shtet të miratojë deri në prill të 2021 kohën që do të përdorë përgjithmonë.

Vendet e Evropës Jugore duket se me shumë gjasa do të mbajnë orën verore, ndërsa vendet me veriore, të cilat tashme kanë më shumë dritë në mbrëmje gjatë verës, mund të mbajnë orën diellore./Opinon.al

Share: