Home KRYESORE Meta rrëzon ligjin e zgjedhjeve/ Presidenti i kërkon mendim komisionit të Venecias

Meta rrëzon ligjin e zgjedhjeve/ Presidenti i kërkon mendim komisionit të Venecias

Kthimi i ligjit zgjedhor ishte një akt i paralajmëruar nga Ilir Meta, ditën kur mazhoranca e votoi pa dakortësinë e opozitës jashtëparlamentare në Kuvend, Ajo që nuk dihej ishte lëvizja e Presidentit për t’i kërkuar ekspertizën e Komisionit të Venecias me kërkesë të Lulzim Bashës.

Meta: Ishte arsyeja kryesore për t’i dhënë mundësi tjetër mazhorancës që të reflektojë për këtë preçedent tepër të rrezikshëm në 3 dekada te ndryshimit të rregullave te lojës në mënyrë tërësisht të njëanshme.

Përmes një arsyetimi voluminoz prej 81 faqesh Presidenti parashtron argumentet sesi përmes rregullave te reja partia në pushtet favorizohet ndërsa kundërshtari politik dobësohet përmes pengesës për tu bashkuar në koalicion me listë të përbërë. Në mungesë reflektimi lëvizja e radhës nuk është suprizë.

Meta: Në rast se do kemi këmbëngulje për të dëmtuar zgjedhjet për ti prishur ato dhe për ti vendosur Shqipërisë një mur në rrugën e në rrugën e saj të integrimit europian, sigurisht se presidenti do jetë më gjithë popullin për t’i treguar se gjithë shqiptaret kane vetëm një të ardhshme Shqipëria si gjithë Europa.

Pas 25 Prillit, paralajmëron vendime drastike në mbrojtje te Kushtetutës dhe votës.

Meta:As presja e Kushtetutës nuk do preket me pa u shprehur populli me referendum. një votë nuk do preket me, kush prek votën t’i pritet dora si në mesjete, meqë dënimin me vdekje na e ka ndaluar.

Ilir Meta mendon se Edi Rama duhet te jetë objekt i një hetimi penal pasi po dëmton forcat opozitare para zgjedhjeve përmes fuqisë që i jep posti i Kryeminitrit por edhe ai i drejtuesit të OSBE-së. Hetim për korrupsion legjislativ kërkon dhe për deputetët të cilët bashkuan votat me Kryeministrin.

Top Channel

Share: