Home Gjeo-Ekonomia “Mos prek Shqipërinë”, Protestë për vizitën e ministrit grek në Tiranë

“Mos prek Shqipërinë”, Protestë për vizitën e ministrit grek në Tiranë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pritet të vizitojë nesër Tiranën. Me këtë rast, Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe shoqata patriotike “Çamëria” kanë paralajmëruar protestë para ministrisë së Jashtme.

Në një deklaratë publike ata u bëjnë thirrje shqiptarëve tu bashkohen në orën 11:00 përpara ministrisë së Jashtme në një tubim paqësor në përgjigje të vizitës së ministrit Dendias, i cili sipas tyre nuk ka në axhendën e tij asnjë nga çështjet që u interesojnë shqiptarëve.

Përmes tubimit, PDIU kërkon që qeveria të marrë parasysh zgjidhjen e çështjes çame, heqjen e ligjit të luftës me greqinë dhe marrëveshjen e detit. Sipas tyrë këto janë çështje të shprehura dhe nga ish-komisioneri europian për integrimin, Johanes Hahn.

Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë. Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije. Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur.”, shkruhet në deklaratën e PDIU. /Opinion.al

Share: