Kryeministri i vendit Edi Rama iu ka bërë sërish sot thirrje grave greviste të Uzinës së Ballshit që ta mbyllin grevën e të nisin bashkëbisedimet me qeverinë.
Rama thotë se nuk do iu ofrojë lëmoshë, por se është gati t’ju qajë hallin, por e vetmja gjë që e pengon është pikërisht greva, prandaj dhe i fton ta mbyllin sa më parë.
STATUSI I PLOTE
Të dashura motra greviste të Ballshit! Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!
Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja, por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!
(BalkanWeb)