Home KRYESORE Nuk gjen qetësi Franca, qëllohet me armë zjarri një prift ortodoks

Nuk gjen qetësi Franca, qëllohet me armë zjarri një prift ortodoks

Një prift grek i kishës Ortodokse është qëlluar me armë zjarri para një kishe në qendër të Lionit në Francë.

Mediat ndërkombëtare citojnë burime policore që thonë se autori ishte një azilant i cili pasi qëlloi priftin u largua me shpejtësi.

Prifti u qëllua dy herë ndërsa po mbyllte kishën, por famirësisht ka shpëtuar dhe po merr trajtimin mjekësor.

Franca tashmë po vuan jo vetëm si pasojë e pandemisë por edhe prej sulmeve ndaj popullsisë civile si pasojë e tensioneve të krijuara përplasja me Turqinë.

Dy javë më parë një mësuesi iu pre koka në Paris pasi kishte treguar karikatura të profetit Muhamed në klasë teksa po fliste për lirinë e fjalës. Disa ditë më vonë, në dy qytete të tjera u regjistruan sulme me thikë ku mbetën 3 të vrarë.

Presidenti Makron është zotuar për t’i dhënë fundi ekstremizmit islamik në vendin e tij ndërsa nga ana tjetër, deklaratat e tij janë parë si rraciste nga presidenti turk, Erdogan. /Opinion.al

Share: