Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi së bashku me mbështetësit e tij vijon të protestojë para ministrisë së Jashtme kundër ardhjes së ministrit grek, Nikos Dendias.
Idrizi tha në protestë, se qeveria shqiptare ka fshehur axhendën e saj me ministrin Dendias, në një kohë kur pala greke e ka publikuar. Po ashtu, kreu i PDIU-së është përplasur me forcat e policisë duke refuzuar shoqërimin e mbështetësve të tij.
“Edi Rama që e filloi këtë rezolutë për Çamërinë, se do të dilte njëherë në 6 muaj dhe në fund e la dhe nga kalorësi i Çamërisë u kthye në kalin e trojës së Greqisë.
Qeveria shqiptare ka fshehur axhendën shqiptare në krahasim me axhendën greke.
Nuk e zgjodhëm ne kohën e Covid-it për të bërë protestë, e zgjodhi kryeministri i Jashtëm në kohë Covidi që të vijë në Shqipëri“, tha Idrizi.