Home Gjeo-Ekonomia Rama jep lajmin e madh: Nesër firmosim me SHBA-në marrëveshjen për financimin...

Rama jep lajmin e madh: Nesër firmosim me SHBA-në marrëveshjen për financimin e ndërtimit të HEC-it të Skavicës

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp zbuloi lajmin se nesër firmoset me SHBA-në marrëveshja për HEC-in e Skavicës. Amerikanët marrin përsipër ndërtimin.

“Nesër me SHBA firmosim një marrëveshje për Skavicën që do financohet nga SHBA . Vullnet dhe gjest fantastik i SHBA për t’i shprehur vendit tonë se çfarë ka arritur, se çfarë ka bërë në këtë periudhe që shprehen dhe në letrën që më erdhi mua.

SHBA gjithashtu, dhe ky një tjetër lajm i mirë, kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë, pjesën e luanit t’ja japin Shqipërisë. Këtë i them me kënaqësi të madhe, është një ëndërr e pritur”, tha Rama.

Ndërkohë që nesër në Tiranë, burime të Top Channel bëjnë me dije, se do të mbërrijë drejtues te lartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky departament ka marrë përsiër të menaxhojë edhe ujëmbledhësin e Ujmanit i cili u bë pjesë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë edhe nga Presidenti Trump. Ndërtimi me para amerikane të HEC të Skavicës vjen pas premtimit për disa projekte të rëndësishme në Ballkan si pjesë të angazhimit amerikan për gjetjen e rrugës së paqtimit të rajonit.
Qeveria shqiptare planifikonte ndërtimin me financim 100% shtetëror Hidrocentralin e Skavicës, pjesë e kaskadës së Drinit, e konsideruar vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit.
Sipas studimeve te qeverise shqiptare ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës, optimizon Kaskadës së Drinit, eliminon përmbytjet në zonën e fushë së Shkodrës dhe fushës së Lezhës, rrit sigurinë dhe eficiencës në veprat hidrike në HEC-et ekzistuese të kaskadës, por mbi të gjitha hedh një tjetër hapi, drejt përmbushjes së kërkesës energjitike vendase dhe sigurisë së saj. Projekti i propozuar do të mundësojë “magazinimin” e një pjese të ujit në rast të krijimit të plotave në Drinin e Zi, duke zvogëluar në këtë mënyrë efektet negative në rrjedhën e poshtme të kaskadës.

Top Channel

Share: