Home KRYESORE Shkencëtari i NASA: Jemi duke zbuluar jetë në mars, por bota nuk...

Shkencëtari i NASA: Jemi duke zbuluar jetë në mars, por bota nuk është e përgatitur

Teksa ne tokësorët e vegjël mësojmë gjithnjë e më shumë për universin dhe mund të jemi në prag të zbulimeve të mëdha për planetin Mars, mund të mos jemi ende gati për t’i mësuar ato, paraljmëron së fundmi një shkencëtar i agjencisë hapësinore amerikane NASA.

Dr. Jim Green beson se dy sondat zbuluese të NASA dhe të Agjencisë Evropiane Hapësinore që nisin misionin në Mars verën e ardhshme, mund të sjellin zbulime me pasoja serioze në të ardhmen.

Green, drejtor i degës së shkencës planetare të NASA i krahason zbulimet e pritura me ato të astronomit të epokës së Rilindjes, Nicolaus Kopernicus, i cili dha i pari teorinë se toka rrotullohet rreth diellit dhe jo e kundërta siç besohej para tij.

Modeli i Kopernikut ka revolucionarizuar shkencën gjatë shekullit të 16-të, por atij i solli tërbimin e kishës katolike romake pasi binte në kundërshtim me doktrinën e saj.

“Ne mund të nisim një linjë tërësisht të re mendimi. Nuk besoj se jemi të përgatitur për rezultatet. Jam i shqetësuar sepse besoj se jemi pranë zbulimit dhe dhënies së njoftimeve”.

Sonda evropiane ExoMars dhe ajo e NASAs, Mars 2020 do të gërrmojnë 2.5 metra në sipërfaqen e planetit të kuq duke marrë mostra me shpresë për zbulimin e provave të jetës. Mostrat do të procesohen në laboratorin që ato do të kenë me vete për të zbuluar gjurmë të lëndëve organike.

Green thotë se nëse shkencëtarët gjejnë gjurmë biologjike në sipërfaqen e Marsit, një epokë e re astrobiologjie do të nisë.
“Do të ketë një seri të re pyetjesh shkencore që ngrihen; Do të ketë jetë si e jona? A mund të zhvendoset jeta nga një planet në tjetrin?Apo nëse kemi një shkëndijë në mjedisin e duhur jeta mund të lindë, qoftë si e jona apo në formë tjetër?”

Sonda e NASAs, Mars 2020 do të lëshohet korrikun që vjen për të nisur udhëtimin 140-milionë milje drejt Marsit, për t’u ulur në kraterin Jezero në shkurt 2021. Me dy kamerat e rezolucionit të lartë dhe dronit të pavarur me helika, sonda do të mbledhë imazhe dhe të dhëna të paprecedenta të terrenit.

Studime të fundit kanë treguar se planetet që duken të pabanueshme më parë mund të kanë pasur kushte të përshtatshme për jetën. Sonda e NASAs, InSight ka zbuluar prova të një rezervuari gjigand uji në Mars. (Telegraph)

Ky imazh përshkruan një pamje orbitale të rajonit polar të Marsit. Ky rajon është i mbuluar nga një kapak i madh me akull të pasur , që besohet të jetë i gjerë 621 milje (1.000 km)

Top Channel

Share: