Situata qesharake, por njerëzit janë më të shqetësuar për hallovinin.
Nga Erion Kristo
- Ministrja e Shëndetësisë tha fjalën e fundit në fillim: do zgjedhim kush do jetojë e kush jo. Dhe ne e lejojmë të vazhdojë.
- Ministri i Brendshëm kishte si fyerje fjalën Polic. Dhe ne e lejojmë të vazhdojë në detyrë.
- Ministrja e Arsimit ktheu papritur e papandyer mësimin online, kur situata nuk e kërkon këtë gjë. Studentët ndërkohë kanë ardhur. Dhe të gjithë vazhdojnë pa e çarë kokën.
- Përsa kohë nuk do të reagoni, ata do të mendojnë se kanë të drejtë. Nuk ka nevojë të hidheni në zjarr. Thjesht thoni bashkohem. Shpreheni haptazi mospëlqimin tuaj.
- Një emision televiziv kishte marrë qindra mijëra shikime, madje miliona. Kaq të shqetësuar jeni se me kë do plekset njëri apo tjetri? A nuk keni fëmijë vetë? Po halle a keni? A keni ndonjë libër për të lexuar, ndonjë punë për të mbaruar, ndonjë protestë për të ndezur? Pra, e paskeni në terezi. E harxhuat energjinë me gjëra kot!