Home Gjeo-Ekonomia Studjuesja Beqiraj: Cfare do doja të gjeja në Projekt Buxhetin 2021.

Studjuesja Beqiraj: Cfare do doja të gjeja në Projekt Buxhetin 2021.

Nga Irena Beqiraj

Në një leksion të vitit 1996 me titull “Ligjet medha  të mbetura në trotuar”, Mancur Olson bëri një vëzhgim të fortë ”një individ nga një vend i varfër – të themi, Haiti-i cili emigron në një vend më të pasur si Shtetet e Bashkuara menjëherë bëhet jashtëzakonisht më produktiv. Individi nuk ndryshoi brenda natës, kështu që aftësitë apo qëndrimet kultutore nuk mund të shpjegojnë situatën e tij të përmirësuar. Përgjigja e rritjes së produktivitetit qendron tek mjedisi i tij i ri.

Buxheti i vitit 2021 do të jetë pa asnjë dyshim  një “ligj i madh i mbetur mbi trotuar”, pasi nuk bën asnjë përpjekje  për ta kthyer mjedisin shqiptar në një mjedis më produktiv.

Do ta lodhja lexuesin e këtyre reshtave nëse do të analizoja “arritjet afatshkurtra “ që do të ofrojë buxheti 2021. Por shkurtimisht do të dëshioja të rendisja dy dështime afat gjata që do të dëshiroja ti gjeja të adresuara në buxhetin 2021 e më tej.

1. Ngritjen e një programi të përhershëm garancie për kreditimin e sektorit privat.

Raporti i kredisë mbi Prodhimin e Brendëshëm Bruto për 5 vite nga 2014 tek 2018 për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor  paraqitet sic tregohet në tabelë. 

 ShqiperiBosnja edhe Herzegovina Maqedonia e Veriut Mali i zi Serbia Kosova 
201439.360.250.551.340.835.5
201537.258.75249.840.736.4
201636.657.94948.84138.7
201735.558.35048.740.341.3
201833.158.650.349.641.544.3
2014- 2018 rritja e kredise -0.217.424.727.82451.9
2014-2018 rritja ekonimike 18.420.625.132.22221.4
Burimi Banka Botërore       

Lehtësisht vihet re që Shqipëria ka raportin më të ulët të kredisë të sektorit privat mbi PBB-në krahasur me vendet e rajonit për vitin 2018. Së dyti, Shqipëria ka përjetuar një tkurrje me -0.2% të nivelit të kredisë për vitin 2018 krahasuar me vitin 2014, ndërkohë që gjithë vendet e rajonit kanë përjetuar rritje te nivelit të kredisë për vitin 2018 krahasuar me vitin 2014 ( Kosova mban vendin e pare me nje rritje 51.9%, në Mal të Zi kredia është rritur me 27.8% në Maqedoninë e Veriut 24,7%, në Serbi me 24% dhe në Bosnjë me 20.6%

Së treti, Vendi që ka shfaqur” fobinë  me të madhe” ndaj kredisë për preiudhen 2014 -2018,  është Shqipëria me një ulje prej 6.2% të raportit të kredisë mbi PPB ( nga 39.3% në 33.1%) . Shqipëria po ashtu ka përjetuar edhe rritjen ekonomoike kumulative më të ulët për vitet 2014-2018, e cila llogaritet  18.4% .

Kjo situatë është shqëtësuese pasi tregon që edhe ulja e vërejtur në normat e interesit, nuk ka arritur ta ushqejë rritjen e kredisë. Ky kreditim i ulët i sektorit privat është shoqëruar edhe me një ulje të investimeve private nga 19% e PBB-së në 2014 në 16% e PBB në  2018. Studimet empirike tregojnë që ulja e kreditimit në sektorit privat shoqërohet me rritje të borxhit publik.

Ndërkohë që Qeveria pretendon t’mbështesë rritjen e ardhshme ekonomike tek rindërtimi dhe rritja e investimeve publike, apo përdorimi i PPP (sic shprehet në projekt buxhetin e vitit 2021) është mirë të rikujtojë që multiplikatori i Investimeve publike është shumë afër zeros . Eksperienca tregon që investimet publike nuk prodhojnë shumë përveçse niveleve më të larta të borxhit. Ai që duhet të rrisë shpejtësinë është motorri i sektorit privat. Fakti që ky sektor që para pandemisë ka përjetuar ulje të investimeve dhe kreditimit, do të vështirësojë dhe zgjasë kohën e rimbëkëmbjes. Në këto kushte një granci e vazhdueshme  e kreditimit të sketorit privat duhet të ishte pjesë e buxhetit 2021 e më tej.

Sipas Bankës Botrore, garantimi i  kredisë për sektorin privat e prezantuar nga qeveria në përgjigje të krizës COVID-19 duhet të shndërrohen në një program të targetuar dhe të përhershëm. Edhe pse krijimi dhe implementimi i një skeme të përhershme garacie për kreditë e sektorit privat me një  strukturë transparente, me kornizë rigoroze menaxhimi, si dhe me monitorim të kujdëshëm të riskut, kërkon kohë, nuk është e pamundur edhe është  shumë i nevojshëm në afat të gjatë. Ndërtimi i plotë i një skeme të mirë menaxhuar të sigurimit të kredive,  jo vëtëm që do të rriste mundësinë e kreditimit të sektorëve privat por do të mundësonte një përdorim më efektiv dhe më eficent të burimeve jo vetëm të buxhetit por edhe të donatorëve duke maksimizuar ndikimin në ekonomi. 

2. Krijimi i Institutit të Produktivitetit.

Rritja e produktivitetit është thelbësore për të çuar përpara rimëkëmbjen ekonomike dhe e vetmja mënyrë për të rritur pagat dhe standartet e jetesës pa rritur borxhin publik.

Edhe pse pengesat për rritjen e produktivitetit janë gati universale, zgjidhjet fatkeqsisht janë specifike për secilin vend. Zgjidhjet për rritjen e produktivitetit pasqyrojnë trashëgiminë e vendit, burimet natyrore të tij, historinë industriale, vendndodhjen dhe politikat lokale. Nuk ka akoma  asnjë shkencë e cila të përcaktojë llojet e vendimeve që duhet të merren në nivele të ndryshme të qeverisjes për rritjen e tij. Fatkeqësisht nuk ka një  model universal që mund ta ndjekim, sepse ekonomitë e lumtura janë të gjitha njësoj; çdo ekonomi e palumtur është e palumtur në mënyrën e vet.

Mungesës e vëmendjes së kushtuar deri më tani gjetjes së zgjidhjeve për rritjen e produktivitetit duhet ti vijë fundi. Ekonomistët dhe politikë-bërësit duhet të fillojnë ta ndreqin këtë pa vonesë. Në buxhetin e vitiit 2021 e më tej do të duhej të parashikohej ngritja e e Institutit të  Produktivitetit i cili do të shërbente jo vetëm si një organizëm i kërkim zhvillimit për ekonominë por do të ishte burimi i informacionit për politikëbërësit, bizneset dhe individët duke i ndihmuar të bënin vendimarrje dhe të ishin të informuara.

Projekt buxheti është deklarata e prioriteteve qeveritare. Deklarata e vitit 2021 nuk bën përjashtim nga rregulli, tregon sërisht mungesën e vizionit afatgjatë të poltikë-bërjes.

Share: