Spikerja e lajmeve, Anita Muçaj-Haradinaj, njëherazi edhe bashkëshortja e Ramush Haradinaj ka reaguar për herë të parë lidhur me thashethemet rreth tyre.
U përfol se Anita përfundoi edhe në repartin e Urgjencës në QKUK nga plagët e marra nga Ramushi, por që një gjë e tillë rezulton të jetë e pa vërtetë.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka mohuar gjithçka dhe sqaron se kanë 17 vite që janë të lumtur së bashku.
Sakaq, Anita shpreh keqardhje si gazetare për nivelin e mediave që raportojnë lajme të pakonfirmuara.
Postimi i plotë:
Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje per nivelin e mediave dhe tendences per te prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme per dy klikime me shume a me pak, kam qene shume here pjese e lajmeve te tilla dhe e kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e pergjigjes se thashethemeve por kjo e mbremshja ishte e pamundshme te injorohet sepse une jam nene, moter, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetesuar dike diku! Prandaj eshte e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulta! Une jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin! l.k/abcnews.al